Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

131
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziaj ku janë përplasur dy mjete dhe si pasojë një person 37-vjeçar ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F.  L.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.