Aksident i rëndë në Itali, përplaset një familje shqiptare

412
Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë ndërsa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre në autostradën e Villafallettos në Saluzo.

Makina e drejtuar nga një burrë shqiptar është përplasur me një tjetër makinë, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Policia raporton se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërsa gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital.
Sigal