Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 56-vjeçarja shqiptare

20
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Itali.

Sipas mediave italiane aksidenti është regjistruar në Fano në provincën e Pesaros.

Mësohet se ka humbur jetën një grua rreth 56-vjeç me origjinë shqiptare.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Via VI Strada në Belloçhi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 23:00, rreth orës 23:15 të mërkurën më 22 maj 2024.

Sipas informacioneve 56-vjeçarja ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë para përplasjes.

Gruaja dyshohet se është përplasur nga një makinë Smart.

Drejtuesi i kësaj të fundit mësohet të ketë qenë një grua rreth 35 vjeçe, gjithashtu banuese në Fano, shkruajnë mediat italiane.