Aksident horror në Elbasan, makina bëhet copash ndërsa shoferja…

536
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë, kësaj here në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Në incident janë përfshirë tre automjete. Në njërën prej makinave, drejtuesja e mjetit, një vajzë ende e paidentifikuar, ka mbetur për disa çaste në mjet pasi ka qenë e bllokuar. Me ardhjen e policisë dhe ambulancës, e reja është nxjerrë nga makina dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.01.2018 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji janë përplasur tre automjete.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targa AA 132 SR, shtetasja M.H., 26 vjeçe banuese në Elbasan, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sigal