Pse Google kujtoi 127 vjetorin e lindjes së neurokirurgut Wilder Penfield, me një fetë bukë të djegur?

500
Dje Google-i kujtoi numrin 127 vjetorin e lindjes së neurokirurgut Wilder Penfield, i njohur për kontributet e tij në studimin e trurit dhe për teknikat e kirurgjisë të përdorura në trajtimin e epilepsisë. Wilder Graves Penfield lindi në 26 janar të 1891 në Uashington, studioi në Oksford dhe Princeton dhe punoi pjesën më të madhe në Kanada. Besonte se studimi i mjeksisë ishte mënyra më e mirë për ta shndrruar botën në një vend më të mirë. Penfield ishte neurokirurgu i parë në Montreal që hapi Insitutin Neurokirurgjikal në vitin 1934. Risia e tij ishte aplikimi i impulseve elektrike në zona të ndryshme të trurit, ndërkohë që pacienti ishte zgjuar dhe bazohej në dëshmitë për të kuptuar më mirë se cilat zona ishin të prekura në mënyrë që të realizonte një ndërhyrje kirurgjikale më të saktë dhe me më pak risqe.
Përmes këtij sistemi të njohur si procedura Montreal arriti në një zbulim të madh: stimulimi i disa zonave të trurit mund të evokonte ndjesi dhe kujtime si aroma e një fete buke të djegur. Kjo është edhe arsyeja që ky imazh u shfaq sot në doodle-in e homazhit kushtuar kësaj figure. Zbulimi i tij kontribuoi në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me epilepsi. Ai revolucionarizoi neurokirurgjinë dhe u cilësua specialisti më i jashtëzakonshëm i epokës së vet. Falë punës së tij u arrit të kuptohej funksioni i hipokampusit në mekanizmat e memories ashtu si edhe lokalizimet e funksioneve motore, sensoriale dhe e të folurit. Gjatë 15 viteve të fundit të tij iu përkushtua shkrimeve të arritjeve të tij në disa libra si “Misteri i mendjes”, një studim kritik mbi ndërgjegjjen dhe trurin njerëzor si dhe “Asnjë njeri i vetëm: jeta e një kirurgu” Penfield vdiq në 5 prill 1976 në Montreal, Kanada. 


Sigal