A ka lidhje vetëvarja e 20 vjeçarit, dhe tentativa e vetëvrasjes së një vajze me çifte, dyshimi i policisë…

614
Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Bishan të Fierit. Sipas policisë lokale i riu me inicialet Sh.V është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë rrugës për në spital i riu ka ndërruar jetë. Policia thotë se dyshohet që 20-vjeçari është vetëvarur.
Nga ana tjetër rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, është vetplagosur me armë gjahu 17-vjeçarja L.B. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të vajzës.
17-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia lokale dyshon se dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por hetimet janë në vazhdim dhe që pritet të hedhin më shumë dritë në lidhje me këto dy ngjarje që kanë tronditut qytetein e Fierit gjatë ditës ë djeshme
Sigal