Aksident në Laç, plagoset 21-vjeçari

214
Sigal

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Ndërkohë që, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.