Cili është qarku ku covid thuajse po shuhet, bie ndjeshëm numri i rasteve aktive në gjithë vendin

282
Sigal

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 persona pasi kanë qenë të infektuar me koronavirus. Ajo që bie në sy është se ka një rënie të ndjeshme të rasteve aktive me covid në vend. Sipas të dhënave kemi 19 982 raste aktive, 16 089 prej të cilave në Tiranë. Lezha rezulton të jetë qarku me më pak të infektuar, me vetëm 66 raste aktive.

Por si paraqitet situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Prill 2021)

Raste të reja ditore        118

Të shëruar në 24 orë      719

Të shtruar në spitale      129

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2079

Testime totale             632,901

Raste pozitive             130,977

Raste të shëruara       108,606

Raste Aktive                 19,982

Humbje jete                  2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16089

Fier     1465

Durrës  355

Shkodër   557

Korçë    409

Gjirokastër  313

Vlorë    255

Elbasan  141

Kukës    130

Dibër   103

Berat    99

Lezhë   66