Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një 63-vjeçar ka tentuar që të vetëdigjet me benzinë.
“Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.