613 kg kokainë në port, kontrollohen edhe 2 kontenierë të tjerë të firmës së bananeve

413
Pas zbulimit të 613 kg kokainë fshehur në një kontenier me banane të firmës Arbri Garden, Policia ka nisur kontrollin e ngarkesave të tjera të kësaj firme kaluar nga Porti i Durrësit.
Mësohet se janë edhe dy kontenierë të tjerë që do të hetohen me imtësi.
Policia ka ushtruar kontrolle në ambientet e “Arbi-Garden”, dhe është arrestuar administratori i kësaj kompanie, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë si dhe shoferi që mori ngarkesën në portin e Durrësit, Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. 
Sipas ekstraktit të QKR, kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas, me pronar Arbër Çekaj, është regjistruar në datën 3 maj 2012. Aktiviteti i saj është import-eksport, prodhim dhe tregtim i artikujve të ndryshëm, ndërsa deklaron se ka një kapital prej 20 milionë lekë. 
Ngarkesa prej 613 kg kokainë është nisur nga Kolumbia.