A do të bie sërish dëborë? Ja çfarë parashikohet sot

467
Vijon ndikimi i kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta deri në mesditë kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit ndërsa dëborë në zonat malore në Veri dhe Verilindje.

Gjatë natës, reshjet pakësohen por shtrihen thuajse në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish lehtë në mëngjes, por rritje me 3- 4°C sjellin orët e mesditës duke ndihmuar në shkrirjen e ngricave.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 5- 6 ballë.