‘174 të arrestuar në 17 vende’/ Hetimet nisën në 2013, duke përfshinë edhe Shqipërinë

193
Sigal

Një operacion i Europol ka rezultuar me 174 persona të arrestuar.

Operacioni është zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit në 17 shtete të ndryshme, duke përfshinë edhe Shqipërinë.

Sipas raportimeve për mediat, janë kontrolluar mijëra persona, automjete dhe prona të ndryshme dhe janë sekuestruar drogë e llojeve të ndryshme, armë dhe prona.

Në operacion janë përfshirë vende si Shqipëria, Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Suedia.

Operacioni ka nisur që prej vitit 2013 dhe si synim ka pasur shkatërrimin e një grupi kriminal që vepronte në të gjithë Evropën.

Europol në fund sqaron se suksesi i këtij operacioni ka qenë shkëmbimi i shpejtë i informacionit ndërmjet agjencive pjesëmarrëse të zbatimit të ligjit.