15 persona në pranga për trafik ndërkombëtar droge

459
Sigal
Policia italiane ka vënë në pranga 15 persona të kapur me 23 kg drogë. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit në krahinat e Sasarit, Nuoro, Pistoia, Brescia, Pordenone, Romë, Bergamo dhe Venecia. Sipas mediave italiane, janë sekuestruar 18 kilogramë kokainë, katër kg heroinë dhe 1 kg marihuanë. 15 personat akuzohen për trafik ndërkombëtar droge mes shteteve Itali, Holandë, Shqipëri. Në këtë operacion janë përfshirë disa komuna të Italisë. Hetimi tregoi ekzistencën e një grupi kriminal të përbërë prej 23 personash, gjashtë prej të cilëve janë tashmë në burg. Në total janë ekzekutuar 13 urdhër-arreste, nga të cilët 12 janë në burg dhe një në arrest shtëpiak. Të arrestuarit janë shtetas italian, shqiptarë dhe rumunë. Karabinierët kanë identifikuar një strukturë të vërtetë piramidale me detyra të ndryshme të përcaktuara bazuar në vendndodhjen e subjektit.