11 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri, për trafik droge me avion

484
ITALI- Një linjë e mirëfilltë transporti droge është zbuluar në Itali. Avionë të vegjël ngarkoheshin me drogë në Vlorë dhe e transportonin më pas matanë Adriatikut kryesisht në Brindisi dhe Rimini. Në pranga kanë përfunduar 11 persona 4 prej të cilëve janë prangosur në Vlorë dhe 7 në Itali.
Gjatë operacionit të koduar “Free flight”, janë arrestuar shtatë persona në Itali dhe katër të tjerë në Shqipëri. Ky grup trafikonte drogë nga Vlora për në dy qytete italiane, Brindisi dhe Rimini. Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi 350 kg marijuanë, e cila ishte transportuar me një avion të vogël të verdhë. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo italiane pritet të mbajnë konferencë për shtyp ku do të publikojnë të dhënat mbi këtë operacion të përbashkët.
Operacioni “Free flight” (Fluturimi i lirë)
Avioni i mbushur me marijuanë u sekuestruar nga policia italiane. Avioni i verdhë i nisur nga Shqipëria është ulur në një pistë të vogël në Costa Merlata në Ostuni. Policia italiane ka bërë të ditur se dyshohet se grupi ka bërë transport të drogës nga Shqipëria në Itali edhe me mjete të tjera.
Avioni i vogël i ngarkuar me marijuanë është pilotuar nga një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari e ka ulur avionin në Costa Merlata dhe policia e ka mbajtur fillimisht nën kontroll duke mos ndërhyrë. Një napolitan 32-vjeçar me furgon priste të merrte ngarkesën e marijuanës. Avioni besohet se ka udhëtuar nga Shqipëria për në Itali me 2-3 çanta që mbanin 128 kg marijuanë. 
Sigal