​Shkodër, asgjesohen 570 rrënjë kanabis

1171
Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku në fshatin Bene, të komunës Shllak, në Shkodër u gjetën dhe u asgjesuan : 9 parcela me gjithsej 570 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva.

Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Sigal