Kosova: Plani im për njësinë 2, mbani shënim e më kërkoni llogari

566
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, prezantoi sot programin e tij për njësinë numër 2 në Tiranë. Kosova tha se projekti i tij përfshin ndërhyrje në çdo lagje, në çdo bllok banimi. Ai i ftoi qytetarët të mbajnë shënim premtimet e tij dhe ti kërkojnë llogari për realizimin e tyre. Z.Kosova shpjegoi në mënyrë të detajuar të gjithë planet e tij për njësinë 2.
Rikualifikimi urban i Bllokut që kufizohet nga rruga e Elbasanit-Stavri Vinjau-Pjetër Budi dhe Ali Visha.
Blloku ka sipërfaqe prej rreth 20ha.
Rrugët kryesore që do ndërtohen janë:
· Rruga “Budi” dhe degëzimet e saj (për pjesën që ndodhet brenda bllokut)
· Rruga “Qamil Guranjaku”
· Rruga “Xhavit Shyqyri Demneri”
· Rruga “Drago Siliqi”
· Rruga “Inajete Duni”
· Rruga “Thoma Avrami”
· Rruga “Nasi Pavllo” (pedonale)
· Rruga “Jan Kukuzeli”
· Rruga “Mustafa Lleshi” dhe degëzimet e saj
· Rruga “Bako Dervishaj”
· Degëzimet e rrugës “Ali Visha”që janë pjesë e bllokut
· Rrugët në brendësi të pallateve
· Gjithashtu është përfshirë dhe rruga “Sotir Kolea”
Projekti parashikon:
· Ndërhyrjen në paketën e shtresave rrugore me gjatësi 3.3 km
· Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 9.300 m2
· Ndërtimin e rrjeteve inxhinierike:
o 3km Kanalizime të Ujerave të Shiut
o riparimi i 35 pusetave të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe
o pastrimi i rreth 1 km Kanalizimeve të Ujërave të Zeza
· Vendosjen e rreth 170 ndriçuesve
· Krijimin e këndeve shlodhëse për fëmijë dhe të rritur në rrugën:
o “Xhavit Shyqyri Demneri”,
o “Jan Kukuzeli”,
o “Thoma Avrami”,
o “Nasi Pavllo”, 
· vendosja e 4 kënde lodrash për fëmijë, 44 stolave dhe 20 kosha rrugor.
· Krijimin e rreth 4000 m2 sipërfaqe të gjelbëra në:
o rrugën “Thoma Avrami”,
o para shkollës “Osman Myderizi”,
o në kryqëzimin e rrugës, e cila është paralel me rrugën “Jan Kukuzeli”, me rrugën “Budi”,
o mbjelljen e 25 pemëve dhe 110 shkurre dekorative,
· Krijimin e 1 terreni sportiv në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”
· Krijimin dhe sistemimin e rreth 140 vendeve parkimi, në rrugët kryesore dhe në sheshet para pallateve (vendet e parkimeve janë me pllaka me hoje)
________________________________________
· Unë kam projekte për çdo lagje në këtë njësi.
· Njesia Bashkiake Nr. 2 Investimet për vitet 2015 – 2017
· Investime në 9 objekte me vlerë 1.977.342.310 lekë, të cilat konsistojnë, në:
A. Përmirësimin e Higjenës:
1. Blloku qё kufizohet nga “Rr. Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetёr Budi” – “Ali Visha” dhe rruga “Sotir Kolea”.
· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike: 12.5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza dhe 26.7 km Kanalizime te Ujrave te Bardha dhe 4.7 km ujesjelles;
· Ndërtimi i 4,300 m2 sipërfaqe të gjelberta;
· Ndërtimi 1 terreni sportiv.
· Mbjellja e 1,210 pemëve të reja, si dhe 280 shkurre dekorative;
· Vendosja e 44 stolave dhe 20 koshave rrugore për hedhjen e mbeturinave;
B. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
1. Shkolla 9-vjeçare Mihal Grameno”;
2. Shkolla e Mesme “Sandër Prosi”;
3. Ndërtimi 1 shkolle 9 vjecare;
4. Ndërtimi 1 shkolle të Mesme.
· Rikonstruksioni i 33 klasave;
· Ndërtimi i 48 klasave të reja;
· Ndërtimi 2 palestrave dhe 2 terreneve sportive;
· Ndërtimi 2 Biblotekave, 2 salla polivalente dhe 2 ambjente për muze shkolle;
· Instalimi i sistemit të ngrohjes për 4 objekte.
C. Infrastruktura rrugore:
1. Rruga Mihal Grameno dhe degëzimi i rrugës Budi – Depo e ujit (faza e dytë);
2. Rruga “Danish Jukniu”;
3. Blloku që kufizohet nga Rr. Herman Gmeiner- Rr. Selim Brahja- Unaza e re;
4. Blloku që kufizohet nga rrugët “Qemal Stafa” – “Bardhyl” – “Hoxha Tahsim” – “Shenasi Dishnica”.
· Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 18 km rrugë dhe 24,700 m2 trotuare;
· Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen 1000 ndriçues të rinj;
· Vendosja e rreth 50 km linja rrezerve;
· Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 600 tabela;
· Krijimi i 320 vende për parking.
I. Programi i Shërbimeve Publike Vendore dhe Infrastruktures Rrugore dhe Menaxhimit te Tranportit
1. “Rikualifikimi urban i bllokut tё kufizuar nga “Rr. Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetёr Budi” – “Ali Visha”
2. Rikonstruksion i rruges “Danish Jukniu”
3. “Ndertimi i rrugeve te bllokut qe kufizohet nga rruget “Qemal Stafa” – “Bardhyl” – “Hoxha Tahsim” – “Shenasi Dishnica” 
4. Rikonstruksioni i rruges Mihal Grameno dhe degezimit te rruges Budi-Depo e ujit (faza e dyte).
5. Rikonstruksioni i Infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga Rr.Herman Gmeiner- Rr. Selim Brahja- Unaza e re.
II. Programi i Arsimit Parauniversitar dhe Edukimi
1. “Rehabilitimi dhe instalimi i sistemit te ngrohjes i shkollës 9-vjeçare Mihal Grameno”
2. Rikonstruksion dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne shkollen e mesme “Sander Prosi”
3. Ndertim shkolle e re e Mesme, Sauk
4. Ndertim shkolle e re 9-vjecare.
· Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.
· Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.
· Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet
· Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet.
· Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
– Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnjë dallim
– Unë do t’ju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.
Sigal