Flet Avokati Zaçe Islami: Krimi intelektual i ka bërë grusht-shteti sistemit të ri të drejtësisë, Vetting-u po legalizon neodiktaturën në drejtësi

205
Sigal

Praktikisht jo vetëm që nuk kemi të bëjmë me reformë në drejtësi apo me sistem të ri në drejtësi, por kemi një kthim mbrapa në drejtësinë komuniste të diktatorit Hoxha dhe po e ritheksoj kemi legalizim të neodiktaturës në drejtësi.

Migena Neli

Në një intervistë me Avokatin Zaçe Islami jemi ndalur në vendimin e Strasburgut dhe se çfarë po ndodh me sistemin e ri të drejtësisë, i cili po vërtetohet edhe nga gjykatat ndërkombëtare se vendimet e komisioneve vlerësuese të Vettingut janë të gabuara dhe duhet të korigjohen.

Si e shihni vendimin e Strasburgut për ish-Prokurorin Besnik Cani? Çfarë tregon ky vendim për Reformën në Drejtësi dhe sistemin e ri të drejtësisë që po krijohet në vend?

Së pari duhet t’ju them se qysh në vitin 2015 e në vazhdim, por sidomos në një intervistë e pikërisht më 21 korrik 2016 ditën që u votua ligji për reformën, kam thënë se NUK DO BËHET REFORMË NË DREJTËSI, thjesht është një pastrim i gjyqësorit nga gjyqtarë e prokurorë që nuk kanë origjinë ose përkatësi komuniste, fakt ky që provohet edhe nga grusht-shteti që ju bë drejtësisë dhe legjislacionit shqiptar me të ashtuquajturin KRIM INTELEKTUAL. Rasti i dënimit të ish gjyqtarit Luan Daci vërteton më së miri se nuk bëhet drejtësi, por largohen të pa dëshiruarit, kundërshtarët politikë nga sistemi gjyqësor. E përmenda Luan Dacin pasi kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër dhe primitive kundër atij personi i cili  në 24 maj 1996 dha dënime me vdekje kundër ish komisionit të imternim – dëbimeve të diktaturës komuniste. Ndërsa raste të tilla ka pasur edhe si ajo e ish- Prokurores Ina Rama, e cila u skalifikua nga Gjykata e Strasburgut, ndërsa më pas u miratua nga Qeveria për të vlerësuar dhe për të vendosur për të ardhmen e prokurorëve e gjyqtarëve të sistemit të ri të drejtësisë?! Luan Daci ishte një ish- i përndjekur politik dhe në një farë mënyre përfaqësonte një shtresë të shtypur të shoqërisë së asaj kohe, ndërsa u shkarkua. Pra kjo qeveri i ka dhënë mundësinë vetëm atyre për të cilët ka interes ashtu siç është edhe rasti i njohur i Sokol Çomos, ish-zv ministër i Drejtësisë.

Vendimi i Strasburgut nuk kërkon korigjim të vendimit të Gjykatës Shqiptare , as ka të drejtë të rikthejë të dënuarit në funksionet që kanë pasur , është një komentues i procedurave, që ndiqen në vëndet nga ku shkojnë ankime. Praktikisht jo vetëm që nuk kemi të bëjmë me reformë në drejtësi apo me sistem të ri në drejtësi, por kemi një kthim mbrapa në drejtësinë komuniste të diktatorit Hoxha dhe po e ritheksoj kemi legalizim të neodiktaturës në drejtësi, sikurse është rasti i gjyqtares së KPA, Mimoza Pano, ish mësuese e Marksizëm-Leninizmit.

Vetingu është një instrument seleksionues i personave që nuk i binden urdhrave të ekzekutivit fakt që provohet dita ditës.

Si e shihni vendimin e Gjykatës së Posaçme për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja, e cila pavarësisht se pranoi se kishte kryer një veprim të paligjshëm duke pranuar gjykim të shkurtuar, GJKKO e shpalli atë të pafajshme ?

Çështja e anëtares së KPK Etleda Çiftja vërteton edhe njëherë ato që thashë më lart pasi sikundër vihet në dukje në vendimin e Strasburgut i cili rrëzoi vendimin e drejtësisë shqiptare për Besnik Canin, sepse në trupin Gjykues bënte pjesë një gjyqtar i pezulluar, për Etleda Çiften ky fakt nuk është pengesë që ajo të vazhdojë të gjykojë. O TEMPORA O MORES! Kemi dy masa e dy qëndrime për dy raste të ngjashme si dy pika uji. Vetingu nuk është instrument për të rregulluar dhe pastruar sistemin gjyqësor për të pasur një drejtësi të shëndoshë. Vetingu është një instrument seleksionues i personave që nuk i binden urdhrave të ekzekutivit fakt që provohet dita ditës. Të gjithë e dimë që në organet e Vetingut u vendosën juristë me vendim të qeverisë pa kaluar vetë ata në sitën e Vetingut. Por kjo nuk është asgjë përpara mënyrës dhe fakteve që gjykohen nga Vetingu.

Si e komentoni që Vetting- bëhet nga persona që nuk janë korrekt me ligjin për veten e tyre në radhë të parë?

Qytetarët shqiptarë prisnin që Vetingu të gjykonte dhe të përjashtonte nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë dhënë vendime të pabazuara në ligj, por të diktuara pasi aty janë prekur direkt interesat e tyre. Në fakt kjo nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhë pasi në vendime të padrejta ka dorë direkt ekzekutivi. Flasëm për gjykatat e shkallës së pare, të cilat praktikisht janë të paralizuara dhe kjo jo pa qëllim. Ato janë katandisur “kokoshi një thelë” Është një veprim diabolik i mirë studjuar me qëllim që qytetarët të mos marrin kurrë drejtësi, por mbi të gjitha atyre T’U MERREN PRONAT dhe të mos kenë mundësi të kërkojnë drejtësi.

Si e shihni situatën e Gjykatave të Shkallës së Parë, të cilat një pjesë e tyre nuk e plotësojnë kuorumin për të trajtuar çështje, ndërsa dosjet vijojnë të shtohen në stok?

Gjykatat sot janë kthyer në gjëndjen e vitit 1945 kur gjykonin dhe jepnin dënime kapitale çobanë , teneqexhinj apo kovaçë të emëruar gjyqtarë e prokurorë. Sot jemi dëshmitarë të arbitraritetit fashist në drejtësi pasi veprohet me dy standarde. Dënohet maksimalisht qytetari i thjeshtë, përndiqet ai që s’ka pushtet dhe s’ka mbështetje politike, ndërsa oligarkëve që ngrenë kulla dhjetra kate pa leje dhe politikanëve nuk ju hyn gjëmb në këmbë.

Si i shihni standardet e drejtësisë në Shqipëri kur shkon në gjykatë një nënë 80-vjeçare pasi kreu punime për një kotec, ndërsa ata që ngrenë qiellgërvishtëse në qendër të Tiranës, me kate pa leje as nuk merren nën hetim?

Ka 3 vjet që u ngrit SPAK , i trumpetuar se do bënte hatanë , madje akoma ka kurajon dhe na mashtron ambasadorja amerikane se po ecet mirë me reformën në drejtësi. Fyerje më të madhe nuk mund të na bëni zonja ambasadore , a thua se ne vërtetë hamë bar dhe nuk shikojmë çfarë po bëhet. BOLL ZONJA AMBASADORE. I dolli boja propagandës tuaj, faktet ju përgënjeshtrojnë përditë. Nëse nuk e di realitetin hajde në bazë, kontakto me ne që jemi përditë në gjykata dhe pastaj dil e thuaj se reforma po ecën mirë. Është turp në mos krim të vlerësosh me nota pozitive  një drejtësi totalisht të korruptuar ku dënohet një plakë 80 vjeçare që rregulloi kotecin, ndërsa oligarkut që ngrë disa kate mbi projektin nuk guxon kush t’i afrohet.

Si e shihni gjendjen aktuale të të dënuarve në burgje, ndërsa flitet se aty ka mbipopullim?

Thonë se do bëjnë amnisti pasi situata në burgje po u afrohet kazermave hitleriane të ish kampeve të përqëndrimit aq shumë janë tej mbushur të gjitha burgjet , ky është shkaku themelor i kësaj amnistie..