Vlerësohet kontributi i personaliteteve që drejtuan Policinë e Shtetit në 100 vjet

    390
    Sigal

    Aktivitet me rastin e 100- vjetorit të Policisë së Shtetit, në ambientet e Shtëpisë së Ushtrisë

      Më datë 13 janar 2013, Policia e Shtetit Shqiptar mbush 100 vjet që nga krijimi i saj. Me rastin e këtij 100 -vjetori të Policisë së Shtetit, ditën e sotme do të zhvillohet një aktivitet. Ai do të bëhet në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Ushtrisë, ku do të jenë të pranishëm mjaft personalite, të cilët kanë qenë pjesë ndër vite e Policisë së Shtetit Shqiptar. Në këtë aktivitet që do të mbahet do të promovohen edhe kujtime nga libri i Hilë Lushakut. Në këto 100 vjet Policia e Shtetit ka përballuar mjaft sfida. Në krye të kësaj policie kanë qenë një numër i madh personalitetesh, të cilët kanë qenë të fushave të ndryshme, por që e kanë dhënë një kontribut të madh.

     Drejtorët që kanë drejtuar Policinë e Shtetit në 100 vjet

     Halim Gostivari, 4 herë drejtor, gjithsej 1 vit, 10 muaj e 21 ditë

    Veli Vasjari, 2 herë drejtor, gjithsej 7 muaj e 11 ditë

    Hilë Mosi, 2 herë drejtor, nuk i llogaritet kohëzgjatja e sakë

    Kasëm Kaçi1, 2 herë drejtor, mbi 14 vjet

    Xhule Çiraku, 1 herë, 11 vjet e 10 muaj

    Dilaver Bengasi, 1 herë 4 vjet e 7 muaj

    Bajram Ibraj, 1 herë, 4 vjet, 6 muaj e 11 ditë

    Periudha 1913-1944, 32 vjet, pati gjithsej 17 drejtorë

    Periudha 1944-1991, 46 vjet pati gjithsej 9 drejtorë

    Periudha 1991-2013, 22 vjet, pati gjithsej 13 drejtorë

    Janë zgjedhur deputetë 7 drejtorë të Përgjithshëm

    Fehim Tepelena ka qenë delegat në shpalljen e Pavarësisë

    Dhjetë drejtorë kanë qenë prefektë e nënprefektë

    Tre drejtorë të Përgjithshëm kanë qenë ministra

    Nëntë drejtorë të Përgjithshëm kanë qenë zv/ministra

    Dy drejtorë kanë qenë diplomatë

    Dy drejtorë të Përgjithshëm janë zgjedhur “Ambasadorë të Paqes”

    Dy drejtorë kanë qenë diplomatë

    Pesë nga drejtorët e Përgjithshëm janë vrarë

    Tre nga drejtorët e Përgjithshëm janë pushkatuar me vendim gjyqi

    Tetë nga drejtorët e Përgjithshëm janë hetuar e gjykuar nga gjykatat

    Gjashtëmbëdhjetë nga drejtorët e Përgjithshëm janë liruar e degraduar

    Halim Gjakova e Bajram Ibraj punuan me ministra të kaheve të ndryshme politike