Thermocoat, një emër i ri në izolime

    586
    Sigal

    Kompania “Henri 2000” sh.p.k., prezanton llaçin ekologjik dhe izoluesin termik, të lagështisë, zërit dhe zjarrit

    Thermocoat (llaç-malter ekologjik dhe izolues) është një produkt i ri që i ofrohet tregut të ndërtimeve në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një produkt i cili bën izolimin termik, kundër lagështisë, zërit dhe zjarrit. Ky produkt vjen në Shqipëri ekskluzivisht nga kompania “Henri 2000” sh.p.k., me president z. Ylli Xhakollari. Promovimi i këtij produkti u bë në ambientet e vetë kompanisë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të firmave ndërtuese që operojnë në treg, të interesuar për këtë produkt. Ky produkt serviret në forma të ndryshme, në varësi të funksionit që do kryejë. Është për tu theksuar se një nga përparësitë e këtij produkti është se nuk përmban materie kancerogjene.

     Llaç mallter izolues për sipërfaqe të jashtme

    Materiali me formulë të llaçit-mallteri që përdoret në një shtesë dhe është shumë funksional në veti, përmban agregatet natyrale me ndërtim të hapur mes qelizave, gjë që ndikon që sipërfaqja të marrë frymë dhe njëkohësisht të ketë aftësinë e refuzimit të ujit dhe të lagështirës si dhe të sigurojë izolimin e nxehtësisë dhe zërit e gjithashtu, të jetë material që nuk digjet. Përdoret në suvatimin e të gjitha sipërfaqeve të jashtme, për mbulimin e shtyllave dhe sipërfaqeve prej betoni të armuar, mbi dorën e parë dhe të dytë të suvatimit të kryer, sipërfaqet e ngritura me tulla, blloqe dhe gaz beton.

     Llaç izolues (nxehtësi-zëri) për suvatime të brendshme dhe të jashtme

    Është material ngjitës, inorganik në formë të llacit, ndërsa përdoret për suvatimet e ambienteve të jashtme dhe të brendshme, nuk digjet dhe as lejon djegien. Përdoret për të mbuluar sipërfaqen prej tullave, blloqeve, sipërfaqeve të gaz betonit dhe sipërfaqeve të tjera duke siguruar absorbimin e zërit si dhe izolimin nga të nxehtët.

     Material, shtresë e hollë sipërfaqësore

    Material lidhës, inorganik, i cili ka veçori të ngjitjes adezive të fortë por duke mos penguar frymëmarrjen e sipërfaqes ku është aplikuar. Përdoret në sipërfaqet para aplikimit të produkteve thermocoat, në funksion të rritjes së efikasitetit të lidhjes në sipërfaqet nga bruto betoni, gaz betoni, ibrcuk dhe ato ku është kryer suvatimi duke ndikuar edhe në pengimin e procesit të thithjes së ujit të sipërfaqeve me një porozitet të lartë.

     Material izolimi për përdorim të brendshëm

    Materiali me formë llaçi-mallteri përdoret në një shtresë dhe është shumë funksional në veti, përmban agregatet natyrale me konstruksion të hapur mes qelizave, gjë që ndikon që sipërfaqja të marrë frymë dhe njëkohësisht të ketë karakteristikën e izolimit të nxehtësisë-zërit, gjithashtu është dhe një material që nuk digjet, përdoret për izolimin e sipërfaqeve të brendshme.

    Material për aplikim të brendshëm

    Thermocoat i brendshëm, i hollë është material i llaçit-mallterit të hollë që siguron izolimin ndaj zërit dhe nxehtësisë dhe aplikohet si shtresa e fundit e sipërfaqes.

    Llaç izolues i spektrit të gjerë

    Material inorganik, ngjitëse inorganike, ka veçoritë e ngjitjes së fortë si dhe veçori të lartë për dëbimin e ujit. Është në formë të llacit-mallterit, i cili gjithashtu, siguron dhe izolimin e temperaturës. Përdoret sidomos në ndërtesat, ku kërkohet izolim nga uji.

     Llaç izolues për përdorim të brenda ndërtesave

    Materiali në formë të llaçit-mallterit shumë funksional që aplikohet në një shtresë. Përdoret në suvatimin e të gjitha sipërfaqeve për banim, hotele, spitale, shkolla, qendra biznesi dhe zyra, ndërsa aplikohet për nivelizim dhe ka veçori të materialit izolues.

     Masë izoluese fini për jashtë e brenda

    Është material lidhës inorganik, i cili aplikohet në shtresat e dyshemesë mbi beton, është material i formës së llaçit-mallterit të imët dhe ka veçoritë e izolimit të zërit dhe nxehtësisë. Përdoret në sipërfaqet para vënies së shtresës mbuluese, pllakave etj dhe përbëhet nga material granulë e imët.

     Material emulsiv në bazë të ujit

    Mund të përdoret edhe vetëm, por edhe si material i dytë. Është një material emulsion me aftësi për mosthithje të ujit dhe ka veçori të elasticitetit të lartë. Sipërfaqja, ku do të aplikohet paraprakisht duhet të pastrohet mirë nga pluhuri, yndyrat, papastërtisë, deri te sipërfaqja e shëndoshë e betonit.

     Material ngjitës i rrjetës

    Është material i prodhuar me bazë të ujit me elasticitet të lartë dhe karakteristikë të fortë adezive dhe ky material likuid përdoret për ngjitjen e rrjeteve në sipërfaqet e jashtme.