Takimi Çuçi – Borrello: Prioritet lufta kundër krimit dhe trafiqeve. Shprehëm gatishërinë për mirëpritjen e emigrantëve nga Ukraina

185
Sigal

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim Përfaqësuesin Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Evropian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.Në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri Çuçi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re. Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe angazhimi i KE për mbështetje me instrumente konkret për rritjen e kapaciteteve të sigurisë, përfshirë edhe atë kibernetike.