Tabak: Pushohen nga puna punonjësit që përdorin numër të operatorëve të tjerë

    429
    Sigal

    “Telegraf” zbardh dokumentin konfidencial e CEO Albtelekom-Eagle, drejtuar punonjësve

    U bënë më shumë se 60 ditë, kur gazeta “Telegraf” ka kërkuar, zyrtarisht, nga Dr. Erkan Tabak, Drejtor i Përgjithshëm i Albtelecom-Eagle, informacione rreth shqetësimeve të shumta të konsumatorëve shqiptarë, por edhe punonjësve të kësaj kompanie. Në një intervistë dhënë gazetës “Telegraf” z.Ylli Ballta, President i Federatës Sindikale të Punonjësve të Post-Telekomunikacioneve të Shqipërisë është shprehur se “punonjësit e Albtelekom punojnë në një presion psikologjik të paprecedent. Punonjësit janë të survejuar jashtë çdo të drejte privatësie nga kamerat në çdo vend pune. Presioni psikologjik i ushtruar dhe të vëzhguar, të duket se i kalon caqet e sigurisë”. Sipas tij, kjo është shkelje e hapur. Gjithashtu, gazeta “Telegraf”zbardh sot një dokument konfidencial i CEO Albtelekom-Eagle, drejtuar punonjësve. Sipas këtij dokumenti, z. Erkan Tabak u kërkon punonjësve të vet, që përveçse tyre (punonjësve), edhe familjarët apo miqtë e tyre duhet të pajisen me numër Eagle-mobile dhe jo të operatorëve të tjerë konkurrentë. “Në rast se konstatohen punonjës që përdorin numër të operatorëve të tjerë, ALBtelecom do të ndërpresë menjëherë marrëdhënien e punës me ta” thuhet në këtë dokument. Gazeta “Telegraf” nuk merr përsipër të tregojë se ç’qëllim ka ky dokument, shpërndarë punonjësve të kësaj kompanie. Ky ishte dhe një nga shqetësimet e ngritura në pyetjet e dërguara z. Tabak. A mos është ky dokument konfidencial një lloj presioni për punonjësit? Ndoshta e gjithë kjo ka të bëjë me politikat e të bërit biznes të Albtelekom-Eagle.

    Shpërblimi i privatizimit

    Po gjithashtu z.Y.B ka denoncuar në “Telegraf”, faktin që punonjësit e Albtelekom ende nuk e kanë marrë shpërblimin për “suksesin e privatizimit”, sipas ligjit. “Punonjësit nuk morën as dhe një qindarkë, ndonëse ligji shprehet shumë qartë se: “Punonjësit nga suksesi i privatizimit përfitojnë nga 1 deri në 12 paga mujore fitim. Komenti është i tepërt. Përplasjet dhe ecejaket tona, duke takuar deputetë të asaj kohe, por edhe të sotmet ishin të kota”, është shprehur z.Y.B. Ndërsa beson, se kjo mund të rishikohet nga qeveria “Rama” megjithëse kanë kaluar disa vite, pasi sipas tij shifra e shpërblimit nuk i kalonte 3 mln euro.

    Përfitimet si aksionerë

    Gjithashtu z. Y.B ka ngritur dhe shqetësimin e aksioneve të punonjësve të Albtelekomit dhe Postës Shqiptare, të cilat ende nuk janë marrë. “Por, të paktën, të përfitojnë nga bonuset e letrave me vlerë që kanë depozituar këta njerëz. Këtu pa dyshim ka një pjesë të mirë dhe Posta Shqiptare, 3% të aksioneve”, ka thënë ai në një intervistë për “Telegraf”.

    box

    Dokument i CEO Albtelekom-Eagle drejtuar punonjësve (konfidencial)

     

    Të nderuar Kolegë,

    Prej muajsh kompania jonë po hedh hapa të suksesshëm duke rritur numrin e abonentëve dhe të ardhurat.

    Por ky proces nuk mund të ecë përpara nëse ne të gjithë nuk përfshihemi në këtë përpjekje të madhe për suksesin e kompanisë sonë e rrjedhimisht edhe për suksesin tonë personal. ALBtelecom & Eagle nuk është thjesht një kompani ku punojmë dhe paguhemi; është familja jonë profesionale, është treguesi ynë i suksesit personal dhe kolektiv.

    Fatkeqësisht, vërejmë se ende shumë nga familjarët dhe të afërmit e punonjësve tanë janë abonentë të operatorëve konkurrentë. Madje, kemi ende edhe nga ata punonjës që përdorin numër të dytë një operator tjetër. Në një kohë kur ne duhet t’i konkurrojmë këto kompani, u çojmë nga të ardhurat tona. Kjo është e papranueshme për ne.

    Ju bëj thirrje që të punojmë me vendosmëri për të përfshirë në “Familjen Tonë” abonentë fiks dhe celularë nga të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit tanë. Me keqardhje më lejoni t’ju them se në rastet që do të verifikohen, mund të merren edhe masa për punonjësit që nuk e respektojnë këtë kërkesë të kompanisë.

    Ju lutem te bëni portimin e numrave tuaj dhe te familjareve tuaj ne Eagle deri me 5 shtator.

    Në rast se konstatohen punonjës që përdorin numër të operatorëve të tjerë, ALBtelecom do të ndërpresë menjëherë marrëdhënien e punës me ta. Nëse ne vijojmë të punojmë për të tjerët, kjo në gjykimin tim nuk është tjetër veçse mungesë besnikërie ndaj kompanisë sonë.

    Ju uroj suksese në punën tuaj.

    Me respekt,

    Dr. Erkan Tabak

    CEO

    Dear Colleagues,

    For several months now our company has been taking successful steps towards increasing the number of subscribers and revenues.

    But this process cannot move forward if all of us do not get involved in these great efforts for the success of our company, which means our personal success as well. ALBtelecom & Eagle is not just a company where we work and get paid: it is our professional family; it is our personal and collective success indicator.

    Unfortunately, we see that there are still many families and relatives of our employees which are subscribers of competing operators. Moreover, we see that some of our employees still use a second number from another operator. We have to compete with these companies, but on the other hand we give our income over to them. This is unacceptable to us.

    I urge you to work with determination in order to bring into “Our Family” mobile and fixed-line subscribers from all family members, friends and relatives. With regret, let me say that for the verified cases, measures might be undertaken for those employees who do not comply with this requirement of the company.

    Latest by 5th of september please get yours and your families’ competitor number be ported in Eagle.

    If there are still employees who use numbers from other operators, ALBtelecom will immediately terminate the employment contract with them. In my opinion, if we continue to work for others it is merely an absence of loyalty to our company.

    I wish you success in your work.

    Sincerely,

    Dr. Erkan Tabak

    CEO