Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Alisa 

78
Sigal

Salla e operacionit është gati, hyj dhe jam e vetëdijshme çfarë procesi më pret, do lind një fëmijë, për mua është fëmija i dytë.

Marr narkozën, atë të tmerrshmen gjumëvënës që të shkurtonte jetën në atë kohë.

Për mua nuk përbente asnjë ngarkesë emocionale kjo gjë, unë do lindja një fëmijë, kjo ishte ajo që më emociononte.

Nuk e dija gjininë, nuk kisha dashur ta dija më përpara, doja të ishte surprizë.

Doja që zoti të ma bënte dhuratë, ashtu i kisha kaluar muajt e shtatëzanisë, duke përkëdhelur një krijesë pa gjini, por thellë ndjeja se ishte gjinia ime, seç kisha një lidhje me qenien që mbaja në barkun tim, reagimet e saj.

Gjithmonë thoja mos është vajzë, pastaj ndërgjegjjia e nënës më thoshte; po të jetë djalë dhe mendimet e mia dëgjon, ndaj i drejtohesha, fëmija im!

Por për çudinë time kisha shfletuar për të gjetur një emër dhe i vetmi emër që më ngjiti dhe që e dashurova ishte Alisa.

-Përse do thoni!

Alisa do të thotë diçka e pastër e kristaltë, ky përshkrim për emërin më bëri të më ngulitej.

Pa perfunduar operacionin më del narkoza, ndieja që po punonin në trupin tim, por pa dhimbje. Ju them çfarë është, çfarë linda!

-Vajzë, më thonë.

O zot ishte vajzë, e si mund të rritej një vajzë, se di, isha shumë e re, megjithëse nënë për herë të dytë.

Alisa ishte një krijesë ëngjëllore, e qetë, e ëmbël, nuk mbaj mend pagjumësi me të, një fëmijë që mësoi shpejt të eci dhe të flasë, ishte fëmijë i mbarë, nuk sëmurej shpesh, nuk grindej.

Fillova ta rrisja vajzën time, mendoja shumë se si të sillesha me të, gjithmonë sillja veten në moshën e saj, si mendoja unë, çfarë më pëlqente mua, mundohesha të isha sa më pranë saj, të isha e barabartë me të, në barazinë që krijoja i mësoja ato që duheshin dhe ajo i përthithte lehtësisht.

Fëmijëve të mi u kam kushtuar vëmendje anës shpirtërore të tyre dhe të kuptuarit të veprimeve dhe sjelljeve.

Po kështu me Alisën u mundova të nxisë brenda saj një shpirt të bukur, të ndjeshëm dhe një mënyrë të menduari sa më të vërtetë.

Ndaj Alisa tani e rritur ka një botë që mua më mahnitë çdo ditë, ka një ndjeshmeri të brishtë, ka një shpirt të pastër, ka një drejtësi dhe rregull në vetvete që shpesh nuk e gjen veten në ambjentin që e rrethon.

E mësova të respektoj veten.

Më mirë se kushdo ajo e di kush është dhe çfarë do e çfarë i duhet, nuk mund të pranoj çdo gjë për të mos ngelur pa gjë!

Gjithmonë ka qenë vetja e saj.

Marrëdhënia ime me të ka qenë liberale, ose jo shtrënguese, sepse ajo dinte të zgjidhte.

22 marsi…sot ti ke ditëlindjen bija ime!

Nuk e di sa nënë e mirë kam qenë, por di që kam bërë sa kam mundur deri në fund të fuqive të mia shpirtërore, fizike.

Unë sot jam krenare me ty, më bën të ndihem e realizuar.

Urimi im për ty sot është:

-Mos ndrysho për asnjë dhe për asgjë veten tënde, lufto për të arritur atë që do, se gjithmonë një ditë do ta kesh.

Të dua e vogla, e madhja vajza ime!

Një sekret!

Në qoftë se do të kisha një vajzë të dytë nuk do dija ta rrisja, unë isha e aftë të rrisja vetëm një vajzë si ty.