Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: Vjeshta është Dashuri!

Ishte data 30 e muajit që lamë pas… Po thashë vërtet iku dhe ky muaj si me magji. Heshtur të dy në divanin përballë verandës po shihnim se si gjethet një e nga një po binin përtokë dhe mendimet në kokat tona vërshonin njëra pas tjetrës… Ç’ishte vallë? Ç’farë ishin gjithë këto mendime?! -Hejjjj zemër! Tingëlloi zëri jot aty pranë meje, dhe një afsh i ngrohtë plot dëshirë, përkëdheli majrat e flokëve të verdhë! – Po mendoj fundin e këtij muaji që hyri, sepse mungesa jote do të përmallonte për disa kohë shpirtin dhe qenien time të hallakatur nga dashuria për ty! – Po unë do të vij shumë shpejt e dashura ime sy kaltër….. ishin fjalët që sërish më kumbuan dhe drithëruan në gjithë trupin! U çova dhe në fakt këmbët s’po më mbanin, duart po më dridheshin dhe një rëke lotësh shpërthyen! – Zemër mos u shqetëso….të fola me zërin e mbytur, që mezi më dilte…e kam nga malli për ty! U gëlltita njëherë shtrëngova nofullat dhe ja një buzëqeshje mahnitëse ra në fytyrën time, ndërkohë kafen e kisha: gati mjaftonte ta hidhja në filxhan mbasandaj ta servirja për ta shijuar nën tingujt melodjozë të një serenate dashurie! – E ç’farë t’i thuash kësaj dashurie apo kësaj mrekullie që zoti më fali…ishin fjalët e tij! Me një shikim dehës vështroj sytë e tij dhe i përgjigjem: – Je Ti – Jam Unë – Është Dashuria tonë – Është Vjeshta!

Sigal