Simon Miraka:Ja afati për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve për këstin e dytë dhe dokumentet

    403
    Sigal

    INTERVISTA/Flet kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka

     Fillimi i muajit mars do të jetë dhe fillimi i dhënies së dëmshpërblimit për kategorinë e trashëgimtarëve për të përndjekurit politikë. Një fakt të tillë e bën të ditur në një intervistë për “Telegraf”,  kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka. Sipas zotit Miraka, shpërndarja e këstit të dytë për trashëgimtarët do të bëhet sipas radhës kronologjike që janë shpërndarë paratë për trashëgimtarët për këstin e parë. Po ashtu bëhet e ditur nga kreu i Institutit të Përndjekurve zoti Miraka, se edhe dokumentacionet nuk do të kenë ndryshim me përjashtim të rasteve kur trashëgimtari ka ndërruar jetë dhe për këtë duhet dorëzuar edhe certifikata që tregon se trashëgimtari ka ndërruar jetë.

    -Zoti Miraka, kur do të fillojë shpërndarja e këstit të dytë për trashëgimtarët?

    -Sektori që merret me dëmshpërblimin për ish të përndjekurit politikë, sapo ka filluar hartimin e listave për trashëgimtarët. Ndërkohë që, janë drejt mbylljes listat me emrat e personave që janë gjallë për këstin e dytë. Nga informacionet më të fundit që unë kam në fillim të muajit mars do të dalin listat e para me emrat e trashëgimtarëve që janë gjallë. Listat për trashëgimtarët do të vazhdojnë që të dalin sipas listës së emrave që trashëgimtarët kanë marrë këstin e parë. Mund të ketë ndonjë përjashtim në rastin kur personat mund të kenë raporte mjekësore. Vetëm në këtë rast do të bëhen përjashtime. Më duhet të theksoj edhe një herë që bëhet fjalë për trashëgimtarët, sepse personat që janë gjallë e kanë marrë këstin e dyte edhe ato pak emra që janë do të dalin këto ditë.

     -Sa është afati për shpërndarjen e këstit të dytë për trashëgimtarët?

    -Mendohet që kësti i dytë për trashëgimtarët do të përfundojë brenda gjashtë muajve. Marrja e parave për dëmshpërblimin fillon në muajin mars të vitit 2013 dhe do të përfundojë pas gjashtë muajsh. Më duhet të theksoj edhe një herë që bëhet fjalë për trashëgimtarët, sepse personat që janë gjallë e kanë marrë këstin e dyte edhe ato pak emra që janë do të dalin këto ditë.

     -Ju thatë pak më lart që fillimi i shpërndarjes së dëmshpërblimit do të fillojë në fillim të marsit. Po ndonjë datë fikse a ka?

    -Nga informacionet që kam marrë nga Sektori i Pagesave për të Përndjekurit Politikë më rezulton që ato po përgatisin listën e parë. Më shumë informacione nuk mund të them, por fakti që më është thënë në fillim të marsit, do të thotë që do të jenë në datat e para të marsit.

     -A do të ketë ndonjë dokument shtesë për marrjen e dëmshpërblimit nga trashëgimtarët?

    -Jo, dokumentet do të jenë po ato që janë dorëzuar edhe për kategoritë e tjera. Mund të them që dokument shtesë mund të ketë vetëm në rastin që trashëgimtari mund të ketë ndërruar jetë. Në këtë rast duhet paraqitur një certifikatë që tregon se trashëgimtari ka ndërruar jetë.

     -Sa është numri i trashëgimtarëve që do të paraqiten për të marrë këstin e dytë?

    -Numri i trashëgimtarëve që do të paraqiten për të marrë paratë për këstin e dytë është  afërsisht 7000 persona.

     -Po për kategoritë e tjera, siç janë të pushkatuarit pa gjyq a keni ndonjë informacion se çfarë po bëhet?

    -Flitet që shumë shpejt do të dali një listë nga Ministria  Drejtësisë për të pushkatuarit pa gjyq. Po ashtu pritet që shumë shpejt të dali edhe periudha e internimeve të periudhës 1945-1954, që do të dëmshpërblehet me 1 mijë lekë të reja. Mendohet që gjatë prilli të shqyrtohet edhe lista.

     -Kategoria e të përndjekurve politikë ka përgatitur një projektligj, që pritet të kalojë në parlament. Çfarë po bëhet me këtë projektligj aktualisht?

    -Datë të caktuar nuk kemi për këtë. Por unë e kam thënë edhe herë të tjera që ky projektligj ka kaluar në parlament në muajin maj, dhe mendohej që në muajin qershor do të kalonte në parlament. Por në një nen të këtij projektligji dhe më saktësisht tek të burgosurit 85 vjeç është kërkuar që të marrin të gjitha këstet duke zbritur këstin e parë. Por një grup deputetësh të Partisë Socialiste bashkë me disa deputetë të Partisë Demokratike, kërkuan që mosha për gratë të ulet në 70 vjeç dhe për burrat në 75 vjeç për personat që janë gjallë. Por ndërkohë që buxheti ishte përgatitur për 85 vjeç dhe kjo ka sjellë këtë problem. Por më është thënë që do të kalojë shpejt.  Unë besoj që gjatë muajit mars do të kalojë në parlament. Sepse aty janë disa çështje që janë të rëndësishme. Aty është shqyrtimi i dosjeve që janë jashtë afatit, aty është shqyrtimi i dy neneve si 64 dhe 67 që i ka lënë jashtë dëmshpërblimit , sepse veprat e tyre janë quajtur terroriste. Ndërsa në dy nene në projektligjin e ri ato vepra do të quhen vepra politike dhe do të marrin dhe dëmshpërblim. Po kështu janë edhe fëmijët e birësuar që do të futen brenda dëmshpërblimit. Madje është vonë edhe tani, por në muajin mars besoj se do të kalojnë.

    Projektligji për dosjet me vonesë

    -Më kryesorja për këtë ligj janë dy nenet që i cilësojnë veprat e të burgosurve veprime terroriste. Sepse është absurde që ti quash terroristë të burgosurit me duar të lidhura. Por veprimet e tyre kanë qenë veprime për liri dhe demokraci. Po kaq i rëndësishëm është dhe neni për personat që i kanë dorëzuar dokumentet me vonesë pasi janë afërsisht njëmijë dosje.