Si ta mbrojmë shtëpinë edhe kur jemi me pushime?

36
Sigal

Vera është periudha e udhëtimeve dhe pushimeve.

Shumë prej nesh zgjedhin që këto pushime ti kalojnë në det apo në mal, ndërsa nuk mungojnë as ata që preferojnë destinacionet jashtë Shqipërisë.

Disa për tu takuar me familjarët që jetojnë në emigrim e disa duke përfituar nga paketat e udhëtimeve që në sezone të tilla nuk mungojnë.

Por kujdes! Para se të niseni me pushime mos u mjaftoni vetëm duke e kyçur shtëpinë.

Imagjinoni sikur gjatë kohës që ju jeni duke pushuar jashtë qytetit tuaj apo jashtë Shqipërisë, banesa juaj të dëmtohet si pasojë e një zjarri, përmbytjeje apo tërmeti.

Pas kësaj do t’ju duhet të riktheheni në vendin tuaj duke parë investimin e jetës të shkatërruar dhe do të detyroheni të nisni gjithçka nga zero.

Prandaj Sigurimi i Shtëpisë është i domosdosshëm.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë, ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Kostoja? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Po sikur, për shkak të problemeve në banesën tuaj të dëmtohet edhe ajo e fqinjit? Kush do ti paguajë këto dëme?

Me Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, e cila i bashkangjitet Sigurimit të Shtëpisë, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga SIGAL UNIQA.

Prandaj, këshilla jonë është që para se të niseni për udhëtim siguroni më parë shtëpinë tuaj në mënyrë që mos e vrisni mendjen për asgjë tjetër veç të shijoni pushimet.

Ku mund ta blejmë? Në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj dhe Online në www.sigal.com.al

Merrni një ofertë për Sigurimin e Shtëpisë suaj duke kontaktuar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Shtëpi e sigurtë, pushime të qeta!