“Shqipëria ka nevojë për procese të reja”, Meta jep mesazhin e fortë nga sheshi “Skënderbej”

310
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për procese të reja, të cilat u japin njerëzve shpresë për të ardhmen e tyre.

Këtë mesazh, ai e ka dhënë nga sheshi “Skënderbej”, teksa thekson që shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet.

Sipas kreut të shtetit, koha është tani.

“Shqipëria ka diell për të gjithë!

Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!

Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet!

Koha është tani!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.