Shpërthim i fuqishëm në kompaninë e njohur në Gjermani, plagosen disa punëtorë (VIDEO)

209
Sigal

Tre persona u plagosën në selinë e kompanisë Lidl në Gjermani, kur një prej dërgesave shpërtheu.

Policia bllokoi hyrjet në ndërtesën e administratës në Heilbronn dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.

Më shumë se 100 punëtorë u evakuuan nga selia, dhe sipas mediave botërore, dyshohet se një letër-bombë shkaktoi shpërthimin.

Policia nuk ka komentuar nëse incidenti është i lidhur me një shpërthim tjetër të martën, 60 kilometra larg në departamentin e pranimit të mallrave të një prodhuesi pijesh në Eppelheim.

Specialistët e Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit morën paketën për të kryer një hetim në kushte të sigurta.