Shakira dhe Gerard Piqué konfirmojnë ndarjen

198
Sigal

Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué kanë konfirmuar ndarjen pas 11 viteve së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët të shtunën. “Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”

Ata kanë 2 fëmijë së bashku, djemtë Milan (9 vjeç) dhe Sasha (7 vjeç). Shakira dhe Piqué u lidhën në mars të 2011-ës, pasi u takuan në setin e këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”, kënga zyrtare e FIFA World Cup 2010.

Shakira dhe Gerard Piqué konfirmojnë ndarjen

Lajmi i ndarjes u bë publik nga “El Periodico”, ku u njoftua se futbollisti 35-vjeçar po banon në shtëpinë e tij në Barcelonë, larg ish-partneres dhe fëmijëve. Nëpër tabloidë është përfolur edhe se Piqué ka tradhtuar Shakira-n, por mbetet në kuadrin e thashethemit.

Fansat symprehtë kanë vënë re detaje në këngën e re të Shakira-s, në bashkëpunim me Rauw Alejandro, “Te Felecito”.

“Për të të plotësuar ty u theva në copëza,
Ata më paralajmëruan, por unë s’u kushtova rëndësi.
….
Mos më thuaj që të vjen keq,
(Kërkesa për falje) duket e sinqertë,
Por unë e di që po gënjen”, thuhet në tekstin e këngës.

Shakira dhe Gerard Piqué konfirmojnë ndarjen

Rikujtojmë se Shakira dhe Piqué nuk janë martuar dhe kujdestaria e fëmijëve do të jetë sfida e radhës.