Merr flakë nënstacioni elektrik në Patos, mbesin pa energji elektrike banorët e zonës

154
Sigal

Merr flakë nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër. Flakët kanë përfshirë nën stacionin ndërsa aktualisht një pjesë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike.

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija. Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas here në nënstacion ka pasur rrymë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

70ec5580 9814 4f56 8c12 C81ad90cc6e1
7a50374c Deeb 40b0 A8e7 B5bc12ec7900
7bf22ba8 7489 4754 9f76 B506afac0c51