Bie zjarr në konviktin e nxënësve në Kukës, detajet e para

508
Sigal

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në godinën e konviktit për nxënësit e Gjimnazeve të cilët vijnë nga zona të thella në Kukës.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në kuzhinën e konviktit “20 dëshmorët”.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mësohet se ka marrë flakë matësi i energjisë elektrike për shkak të ngarkesës së madhe.