Sigal

Një tjetër vatër zjarri është shënuar ditën e sotme, këtë herë në Fushën e Mashkullores, në Gjirokastër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se janë djegur rreth 250 rrënjë lajthi, që ishin në fazën fillestare të rritjes.

Mendohet se vënia e këtij zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërsa, zjarrfikësja e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat u përhapën me shpejtësi për shkak të erës.