Zjarr masiv në Gjirokastër, zjarrfikësit në luftë me flakët

415
Sigal

Nuk kanë të sosur zjarret në vendin tonë.

Një tjetër zjar i përmasave të mëdha mësohet se ka rënë në kullotat e Dervenit në Njësinë Administrative të Picarit në Gjirokastër.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se deri më tani janë djegur 3 ha pyll, ndërsa forcat e zjarrfikëseve po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

Sipas shefit të zjarrëfikësve Kujtim Bizhga, zjarrfikësit po punojnë në kushte të vështira kundër flakëve për shkak të terrenit malorë dhe në pamundësi të mjeteve të mekanizuara dhe makinës. Po ashtu ai shprehet se në vendngjarje po ndërhyhet me pompa shpine dhe me mjete të tjera.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë vijojnë prej disa ditësh, ndërsa ato janë favorizuar edhe nga era.