Saga korruptive e Olta Xhaçkës/ Ja si u grabitën 8 mijë m2 bregdet në Himarë me justifikimin se do punësohen banorë të zonës dhe si e zhdukën Bashkia dhe Prefektura vendimin nga arkiva

296
Sigal

 

Investitori Strategjik duhet të ketë 50 milionë Euro kapitale, ndërsa firma “Gaçi-Xhaçka” ka 50 milionë lekë/ Kryebashkiaku Jorgo Goro dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, më 4 nëntor 2021 kanë miratuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në Gjilekë, por vendimi është zhdukur nga arkiva, pasi sipas informacionit, qiraja për 5200 m2 plazh i është caktuar 3 lekë/m2 në muaj; taksa e infrastrukturës 3% e investimit i është falur, ndërsa 5 taksat lokale nuk do t’i merren për 30 vjet, me justifikimin se do punësojë banorë të zones

 Për tokën dhe plazhin e resortit “Dreamades Luxury Suites” në Gjilekë-Himarë, që Edi Rama i dha për 30 vjet Olta Xhaçkës, ish-bashkëjetueses së Olsi Ramës gjatë qëndrimit në SHBA; deri tani është folur vetëm për konfliktin e interesit, që ajo ka firmosur vendimin për biznesin e saj.U tha gjithashtu, se bashkëshortët Artan Gaçi e Olta Xhaçka, për të fshehur gjurmët, nuk përdorën firmën e tyre ”AG.TCC Shpk”, por firmën “AGTTC Hotel Management Shpk”, krijuar fiktivisht nga një shtetase amerikane që jeton në Tiranë e ka lidhje me Oltën dhe Olsin.Mirëpo, sipas dokumenteve që kanë ardhur në “Pamfleti”, rezulton se pas këtij pazari të Edi Ramës me Olta Xhaçkën, skandali i zhvatjes së kësaj pasurie publike, thellohet me fakte të tjera që janë prova të forta hetimi për SPAK.Konkretisht, për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike.Sepse kaq e përcakton VKM Nr.1027, datë 16.12.2015 “Për investitorët strategjik”, të cilat kanë të drejtë të marrin falas toka shteti dhe toka private me vendime qeverie e dhunë policore.Por në rastin konkret, dhënia e titullit “Investitor Strategjik” është bërë shkelje ligjore nga Agjencia e Investimeve ku Kryetar Bordi është vetë Edi Rama, pasi investitori strategjik duhet të ketë 50 milionë Euro kapitale dhe mbi 20 investime të ngjashme turistike në shtete të tjera.Ndërsa firma “AGTTC Hotel Management Sh.p.k” ka vetëm 5 milionë lekë kapital e asnjë investim askund; madje nuk ka as zyrë, por është me adresë, numër telefoni dhe adresë e-mail të zyrave të kompanisë “AG.TCC Sh.p.k”, në pronësi të burrit të ministres Xhaçka.Në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama me 2 mars 2022, thuhet se statusi “Investitor Strategjik”, firmës “AGTTC Hotel Management” i është dhënë me Vendim Nr.3/5, datë 29 mars 2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, ndërsa pas tij është miratuar nga Bashkia Himarë.Kryebashkiaku Jorgo Goro e Këshilli Bashkiak-Himarë, më 4 nëntor 2021 kanë miratuar kalimin e tokës shtet në përdorim për 30 vite, lejen e ndërtimit, qiranë për plazhin dhe taksat që duhet të paguajë burri i ministres Olta Xhaçka, për resortin “Dreamades Luxury Suites” në Gjilekë; mirëpo ky vendim është zhdukur nga faqja zyrtare dhe arkiva e Bashkisë së Himarës, madje dhe nga Prefektura e Vlorës, që miraton futjen në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashkiak.Kryebashkiaku dhe Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, nuk japin sqarime se përse në arkivë, janë Vendimet Nr. 45, 46, 47 e 49-50, por mungon vetëm Vendimi Nr. 48 i Këshillit Bashkiak.Por është zhdukur nga arkiva, pasi sipas informacionit, qiraja për 5200 m2 plazh i është caktuar 3 lekë/m2 në muaj; taksa e infrastrukturës 3% e investimit i është falur, ndërsa 5 taksat lokale nuk do t’i merren për 30 vjet, me justifikimin se gjoja do punësojë banorë të zonës.Të tjerat, le t’i hetojë SPAK dhe do konstatojë se gjithë procedura Qeveri-Bashki Himarë-Prefekturë Vlorë, për dhurimin e tokës e plazhit për këtë resort 8000 m2 tokë e sipërfaqe plazhi, dhënë ministres Olta Xhacka në Gjilekë, është vjedhje e pasurisë dhe taksave publike./Pamfleti