Erion Veliaj: Betejat e Tiranës nuk i lëmë përgjysmë, por çdo bashki, çdo sport, çdo federatë dhe komunitet

145
Sigal

 

Erion Veliaj ka nisur inspektimet për terrenet e reja sportive në kryeqytet. Ai ishte në shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, e cila u rindërtua pas rrënimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku u shpreh se Bashkia e Tiranës po tregon një vëmendje të veçantë në financimin e sportit.“Fakti që në Tiranë kemi një lidership të ri edhe në futboll, do të thotë se kemi hapur një derë për një partneritet të ri, siç e kemi prej kohësh me basketbollin dhe volejbollin. Betejat e Tiranës nuk i lëmë përgjysmë, por çdo bashki, çdo sport, çdo federatë dhe komunitet duhet të bëjë betejën e vet. Në Tiranë e fituam betejën për të pasur një Federatë transparente, lidhur me Shoqatën e Futbollit, si dhe për të shfrytëzuar faktin se jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë për më shumë kampionate”, tha Veliaj.Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë futbolli i kryeqytetit, do të qeveriset në mënyrë transparente, ndërsa theksoi se terrenet sportive do të vendosen në dispozicion të federatave sportive.