U pezullua nga puna prej AMP-së, rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në Kakavijë (EMRI)

Rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Ditë më parë Agjencia Për Mbikqyrjen Policore pati pezulluar nga detyra e koordinatorit të FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijës, Behar Tafa me urdhër të Prokurorit të Gjirokastrës.

Sigal

Sot mësohet se Gjykata e Faktit në Gjirokastër, hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.