Bardhyl Berberi: Boboshtica, fshati ku VIP-at hanë lakorin e famshëm dhe lënë autografe

891
Korça nuk është vetëm qytet i serenatave, ku kitarat netëve ‘çmenden’ poshtë dritareve të vajzave të reja, nuk është qyteti që dremit e zgjohet në supin e një mali, ku dielli para se të lindë çlodhet në supin e “Ushtarit të Panjohur” 
…Korça është një qytet që brenda zemrës së saj si kristal mban shumë tradita të lashta, që brez pas brezi i ruan dhe i transmeton…Korca organizon karnavalet, Korça organizon festen e birrës, Korça organizon festen e lakrorëve … 
“Festën e Lakrorit”, duke shpalosur një traditë të lashtë kulinare të Korçës… Festa e Lakrorit, festa e këtij prodhimi brumi që kërkon kaq shumë mjeshtëri dhe është kaq shumë i shijshëm…
Ishin rreth 35 amvisa nga Boboshtica, Polena, Dardha dhe Korça që njihen si mjeshtre të prodhimit të lakrorëve tradicionalë 
Llojet e ndryshëm të lakrorëve me presh, qepë e domate, me gjizë,me fasule, hithra, lëpjeta, me vezë dhe me kos kanë qenë llojet e lakrorëve të prodhuar nga këto amvisa. Por e veçanta se aty gatuanin lakrorë të gjithë brezat dhe më të rejat përfitojnë mjeshtërinë e më të moshuarve, të cilat ia u transmetojnë atyre…
Por përveç amvisave që përgatitin lakrorët janë edhe burrat që bëjnë detyrat e tyre. Ata ndezin zjarrin dhe përgatisin saçet me prush sipër për të pjekur lakrorët…
Kjo traditë e këtyre grave të talentuara transmetohet brez pas brezi duke ruajtur këtë traditë. 
Por kjo ka pasur një specifikë të veçantë, pasi aty ka pasur qindra turistë të huaj që e kanë ndjekur në proces realizimin e këtyre lakrorëve dhe më pas i kanë shijuar aty. Një amvisë nga Boboshtica thotë se, sapo ka mbaruar 20 lakrorë të llojeve të ndryshëm 
Boboshtica, vendi ku ka lindur lakrori me dy peta dhe i pjekur me saç
Udhëtojmë drejt Boboshticës një fshat i bukur mes një gjelbërimi të harlisur, vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, i cili ka mbi 1500 banorë. Me ujëra të shumta dhe manin e zi, nga i cili del rakia e famshme e Boboshticës.
Sapo futesh në fshat ndeshesh me banorët e fshatit, që kur i pyet për lakrorin me dy peta të thonë, se ka qenë teto Vangjelia, e ëma e Antonetës që i “qante” lakrorët.
Vajza e Vangjelisë, Antoneta e trashëgoi më tej këtë zanat, duke krijuar një lokal të traditës, së bashku me bashkëshortin e saj Maqo Kriston. Por para disa kohësh janë ndarë nga jeta edhe Antoneta dhe më pas edhe bashkëshorti i saj Maqua. Aty punojnë tre vajzat e saj Alma, Ana dhe Klodiana, të cilat e kanë marrë zanatin e gatimit nga nëna e tyre.
Po ku qëndron sekreti e pyesim Almën? Eh, ka shumë mjeshtëri, pasi peta duhet të jetë sa më e hollë pastaj edhe përgatitja e gjellës së lakrorit ka mjeshtërinë e saj, duke përfunduar me një pjekje optimale… 
Lokali mori famë të madhe dhe aty në fletoren e mbresave nga lokali gjen firmat e të gjithë personave Vip, të cilët vijnë e shijojnë lakrorin pikërisht këtu në orgjinë. Në librin e mbresave kanë lënë përshtypjen e tyre që nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Lulëzim Basha apo njerëzit e artit, si Vera Grabocka, Rajmonda Bulku, Drejtori i Aeroportit të Los Anxhelos në Amerikë etj.
Nuk është çudi që, kur je duke ngrënë drekë, dëgjon zhurmën e helikopterëve të NATOS me ushtarakë të lartë që vijnë nga Tirana dhe ulen në sheshin para lokalit, përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Tiranë dhe pasi hanë një lakror me saç në Boboshticë largohen përsëri me helikopter…
Por Boboshtica nuk shquhet vetëm për lakrorët me saç, por edhe për rakinë e manit të zi, për qilimat e punuar në vegë etj. Këtu gjen gjithçka bio, të gatuar me mjeshtëri sipas traditës. 
Mishin e pjekur, mjeshtërisht në hell, kukurecin e veçantë dhe shpretka të mbushura të gjitha llojet e turshive që aty shijohen veçanërisht…
Boboshtica është një vend piktoresk me një gjelbërim të harlisur, me përroska uji që rrjedhin ngado, me një dekor oriental që të duket vetja sikur je në përrallat e Andersenit.
Kjo shoqërohet më një ushqim shumë të shijshëm gjithçka me një pastërti të madhe dhe një shërbim shumë të shpejtë Kur largohesh nga Boboshtica mendon se, kur do të kthehesh sa më parë…
Kjo është Boboshtica, një perlë e vogël e zhytur mes blerimit e ujërave të shumta që rrjedhin ngado nëpër korijet e shumta që ka fshati, ku vijnë Vipat e politikës hanë lakorin e famshëm dhe lenë autografe në librin e përshtypjeve 
Sigal