Mjegulla “pushton” Kukësin, kujdes me lëvizjen në Rrugën e Kombit

193
Sigal

Në mëngjesin e 1 janarit të 202, Kukësi është mbuluar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, ndaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në disa zona të qarkut verior.

Edhe përdoruesit e Rrugës së Kombit duhet të bëjnë kujdes dhe të ulin shpejtësinë si dhe të rrisin vigjilencën pasi trafiku i lëvizjes është ende i lartë.

Policia rrugore këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.