Rriten çmimet e produkteve ushqimore, arsyet përse konsumohen më pak produkte

    434
    Sigal

    Ulje të konsumit të produkteve të përditshme, rritje të çmimeve dhe ankesat e qytetarëve për mospërballim të jetesës janë copëza të mozaikut të përditshëm të realitetit në Shqipëri. Arsyeja është e thjeshtë edhe nga vëzhgimet që ka bërë “Telegraf”, qytetarët e justifikojnë uljen e konsumit me rritjen e çmimeve të produkteve dhe me të ardhurat e ulëta që vijnë nga pagat dhe pensionet që ato marrin. Me dhjetëra ankesa shkojnë çdo ditë nga qytetarët edhe pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, për rritjen e çmimeve se nuk ju mjaftojnë paratë, pensioni që t’ju përgjigjen detyrimeve të shërbimeve. Në rritjen e çmimeve sipas vëzhgimeve të bëra kanë ndikuar një sërë faktorësh. Rritja e çmimit për çdo produkt pasqyrohet me 10-20 lekë më shumë për çdo produkt. Ndërkohë, një tjetër problem është dhe mungesa e tabelave të çmimeve për çdo artikull që tregtohet në tregje, kjo pasi shumica e tregtarëve nuk i vendosin. Kjo e bën më të vështirë blerjen për qytetarët, ndaj të cilëve nuk ofrohet informacioni i duhur.

    Ankohen qytetarët: Çmimet e papërballueshme

    Tregu i brendshëm kudo që të shkosh sidomos në ato ushqimore janë të mbushura listat me borxhe që nuk janë kthyer me 2-3 muaj paratë e blerjeve të ushqimeve që  qytetarët kanë plotësuar nevojat më minimale me ushqime “veresie” . Konsumatorët, janë të detyruar të shkelin dhe të braktisin cilësitë e mira të tyre lidhur me korrektësinë dhe premtimin që ju kanë dhënë tregtarëve në kthimin e huave. Por është e pamundur që ato ti përgjigjen fjalës së dhënë, sepse rritja e çmimeve ndonëse në heshtje,  por kjo e bën të zbuluar faktin e blerjeve që p.sh, një kokërr vezë para disa muajsh ka qenë 8-10 lekë, ndërsa aktualisht është 15-20. Ndërkohë që, qytetarët edhe në ankesat e tyre që bëjnë pranë SHKSH, bëjnë të ditur se janë të papërballueshme. Një qytetare në një prononcim për “Telegraf” është shprehur se: “nuk më mjafton pensioni që të blej mallrat më të domosdoshëm. Aq më tepër tani që çmimet po rriten çdo ditë”. Edhe organet e kontrollit, entet rregullatore në qëndrimin ndaj ligjit e kanë për detyrë të përgjigjen me punën e tyre ndaj taksa paguesve. Heshtja e tyre për konsumatorët nuk është gjë e mirë, është kompromentim.