Kuvendi në kaos, por deputetët “fryhen” me dieta, rimbursime e rroga të majme; përlajnë 500 mln lekë çdo muaj

27
Sigal

Që prej muajit tetor Kuvendi ka qenë në kaos. Janë mbi 4 muaj kaos e përlasjesh, por kjo nuk i ka ndaluar deputetët që në fund të muajit të fusin në xhep nga afro 4-5 milionë lekë.Të dhënat financiare për deputetët të muajve nëntor dhe dhjetor  të bien në sy se të gjithë deputetët, përfshirë dhe ata të opozitës që nuk shkojnë nëpër komisione, kanë marrë rimbursim karburanti, rimbursim telefoni si dhe dieta të majme për lëvizje brenda e jashtë vendit. Për muajin nëntor, deputetët kanë përfituar benefite në total 24,736,740 lekë të reja. Këtu përfshihet rimbursim karburanti, telefoni, qera, dieta, etj. Për muajin dhjetor kjo shifër është 20,773,272 lekë të reja.Ndërsa sa i takon pagave, në total në nëntor deputetët kanë përfituar 28,070,668 lekë, ndërsa në dhjetor 27,132,183 lekë të reja. Pra, çdo muaj janë afro 500 mln lekë të vjetra që shkojnë në xhepat e deputetëve për punë të pakryer. Deputetë të opozitës në komisione nuk shkojnë. Në seanca plenare shkojnë sa për të prishur mbledhjen dhe në fund ata marrin paga të majme, nga mbi 3 mln lekë secili, marrin 40 mijë lekë për rimbursim karburanti, marrin 17 mijë lekë rimbursim telefoni, kanë marrë dieta pa fund. Në muajin nëntor vetëm për dietat e deputetëve janë shpenzuar 12,858,989 lekë. Ndërsa në dhjetor vetëm për dieta 16,035,574 lekë. Deputetët e opozitës janë penalizuar duke i hequr honoraret në komisione dhe ka pasur zbritje page për të përjashtuarit. Por pjesa tjetër kanë mbushur xhepat. Më të fituar janë socialistët. Futen online 1 orë nga shtëpia në komisione, të enjteve shkojnë 10 minuta në seancë dhe në fund të muajit me 4-5 mln lekë në xhep sipas pamfleti . Me pak fjalë, zihen e shahen në mëngjes. Po ashtu në fund të muajit rrogën e marrin, por nuk ngopen duke marrë dhe dieta e benefite të tjera. Në fund ai që e pëson është populli.