Edi Rama liron përkohësisht nga burgu të dënuarit, zbardhet Akti Normativ

457
Sigal

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e përkohshëm të të dënuarve dhe qëndrimin e tyre në shtëpi apo në ambjente të tjera alternative në kuadër të masave për mospërhapjen e COVID-19.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve   për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së    epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ky akt normativ ka për qëllim gjithashtu të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe mbrojtjen e rendit  dhe të sigurisë në sistem, nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.

Në VKM-në e botuar në Fletoren Zyrtare shkruhet: Në kuptim të këtij akti normativ, me termat  e mëposhtëm nënkuptojmë:

  1. a) “I dënuar”, çdo person, shtetas shqiptar, i huaj ose pa shtetësi, i dënuar me burgim me vendim gjyqësor penal të formës së prerë të gjykatave shqiptare ose i dënuar me vendim gjyqësor të dhënë nga gjykatat e huaja, të cilit i është njohur dhe konvertuardënimi me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare, dhe që vuan dënimin në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
  2. b) “Qëndrimi i përkohshëm në shtëpi”, një leje e veçantë që i jepet të dënuarit për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, nëpërmjet të cilës i dënuari qëndron përkohësisht në shtëpinë e tij, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, për ata të dënuar që përmbushin kriteret e parashikuara në këtë akt normativ.
  3. c) “Sëmundje kronike e rrezikshme për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan një i dënuar dhe që,   e  shoqëruar me ndikimin që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund të sjellë dëmtimin e rëndë të shëndetit ose humbjen e jetës të të dënuarit.