Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

18
Sigal

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Azoret.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura gjatë orëve të paradites ndërsa më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët me shtrëngata afatshkurtra lokale nga orët e mesnatës deri në orët e para të mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Më pas reshje të dobëta shiu në male në ekstremet veri dhe jug të vendit deri në mesditë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-3 ballë.