Kryemadhi vizitë në Zall – Herr : Bashkia Tiranë injoruar kërkesat e banorëve

232
Sigal

Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Zall – Herrit në Tiranë.

“Bashkia Tiranë i ka injoruar kërkesat e banorëve të kësaj njësie, ndonëse i viziton për fasadë sa herë i duhet të bëjë videon e radhës.” – u shpreh ajo.

“Sot isha në Zall Herr, ku së bashku me Faik Bashën pimë një kafe dhe biseduam me disa kryefamiljarë të zonës.

Bashkia Tiranë i ka injoruar kërkesat e banorëve të kësaj njësie, ndonëse i viziton për fasadë sa herë i duhet të bëjë videon e radhës. Kujdesi ndaj banorëve të Zall Herrit do të jetë ndryshimi që vjen pas 25 Prillit.” – tha Kryemadhi në postimin e saj.