KLSH zbardh skandalet e Manastirliut, si u harxhuan miliona për udhëtime, dieta dhe u si u futën në sistem barna të pakontrolluara

51
Sigal

 

KLSH: Nuk dihet dhe nuk dokumentohet nëse ka marrë mallrat dhe shërbimet për të cilat ka paguar nga këto firma? Skandali i parë i evidentuar është se fatura e dorëzuar nga kompania është bërë një ditë para lidhjes së kontratës për tenderin.

Manastirliu është tashmë ministre e Arsimit, por nuk mund të lihen nënë hije skandalet dhe abuzimet që ajo ka bërë në sektorin e Shëndetësisë. Madje pasi të shohim së bashku shkeljet dhe vjedhjet e bëra, do të jemi të gjithë një mendje që Manastirliu duhet të jetë ministrja e radhës, që duhet të shkojë para drejtësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën 01.04.2021 deri në 31.12.2022 dhe janë zbuluar shumë shkelje, veçanërisht me tenderët. Nga auditimi i procedurave të blerjeve të vogla u konstatuan një sërë shkeljesh në procedurat tenderuese. Sipas KLSH, Manastirliu një pjesë të mirë të tenderëve e ka dhënë pa garë tek firmat, të cilat nuk plotësonin kriteret. Por, jo vetëm kaq, nuk dihet dhe nuk dokumentohet nëse ka marrë mallrat dhe shërbimet për të cilat ka paguar nga këto firma.“Operatorët fitues nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në ftesën për ofertë sipas kërkesave dhe specifikimeve të përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit, në kundërshtim me nenin 92 pika 3 e LPP. Gjithashtu, nuk kanë të dokumentuar marrjen në dorëzim të mallrave/shërbimeve, me anë të procesverbaleve dhe dokumentacionit të plotë për procedurat e kryera sa i takon marrjes në dorëzim të mallrave/shërbimeve. Për të gjithë procedurat e blerjeve të vogla të audituara u konstatua se këto procedura në të gjitha rastet nuk ishin të inventarizuara e për pasojë të arkivuara, në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 152 06.11.2003 “Për arkivat”, si dhe nenin 21 “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”,- thuhet në raport.

KLSH thekson faktin që Ministria e Shëndetësisë në periudhën 2021-2022, ku ishim ende nën efektin e Covid-19, nuk ka kursyer edhe tenderët e ilaçeve. Duke keqshpërdoruar fondet, por edhe duke rrezikuar që të fusë në ambientet spitalore barna të pakontrolluara.

KLSH ka evidentuar disa raste konkrete të tenderëve me shkelje ligjore dhe skema abuzuese, që sigurisht shkaktojnë dëme ekonomike dhe financiare nga qytetarët shqiptarë, të cilët paguajnë taksa për të pasur këtë “shëndetësi falas”, që në të vërtetë nuk ndodhi kurrë.

Abuzimet me tenderët

 

Skandali i parë i evidentuar është se fatura e dorëzuar nga kompania është bërë një ditë para lidhjes së kontratës për tenderin me objekt “Blerje sistemi financiar Financa 5”. Po ashtu edhe pse ky program është blerë, ai nuk është përdorur kurrë.

Nga auditimi i kryer i procedurës me objekt “Blerje sistemi financiar Financa 5” rezultoi se e gjithë procedura nuk është kryer konform rregullave të prokurimit publik. Nga ana e grupit të auditimit u konstatuan mangësi që në parashikimin e fondit gjatë fazës së planifikimit buxhetor, mos përcaktimit të fondit limit, parregullsive në fazën e lidhjes së kontratës, dorëzimit të faturës para datës së hyrjes në fuqi të kontratës si dhe marrjes në dorëzim të aktivit pa specialistë të fushës”, -evidenton KLSH. Një tjetër tender i evidentuar si i gjithi në shkelje dhe me qëllime abuzuese është ai me objekt “Rikonstruksion i godinës së Qendrës Kombëtare Transfuzionit të Gjakut Tiranë”. Klsh konstaton se janë s’kualifikuar operatorët ekonomik “P. G” shpk, “N. M. P” sh.a, “S.” shpk, me arsyen e gabimit në sasinë e ofertës, referuar edhe vendimit të KPP 550/2020. KVO nuk ka mbajtur në konsideratë legjislacionin e Prokurimit Publik, neni 92 të ligjit 162/2020. Sipas KLSH, Komisioni i Vlerësimit të ofertave, ka kryer s’kualifikim të padrejtë të OE “E.K.” shpk, pasi oferta e tij rezultoi pa gabime. Nga auditimi i dokumentacionit i operatorit të shpallur fitues “A.C.” shpk, u konstatuan disa pasaktësi në katalogët e pajisjeve duke mos përmbushur specifikimet teknike të kërkuara.

 

Skandali me Barnat

KLSH thekson faktin që Ministria e Shëndetësisë në periudhën 2021-2022, ku ishim ende nën efektin e Covid-19, nuk ka kursyese edhe tenderët e ilaçeve. Duke keqshpërdoruar fondet, por edhe duke rrezikuar që të fusë në ambientet spitalore barna të pakontrolluara.“Po ashtu, nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “B1-Blerje barna Anti-infektive të përgjithshëm, Anestezi Reanimacion, Psikiatria, Sistemi kardiovaskular, Sistemi muskolo-skeletik, Sistemi nervor dhe Sistemi Respirato. Gjaku dhe organet formuese të gjakut” për: Lot 100 “Sevoflurance” u konstatua se kompania me ofertën më të ulët është s’kualifikuar pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin provues që bari i ofertuar është i regjistruar sipas kriterit në DT, ndërsa në procesverbalin e vlerësimit (nuk korrespondon me njoftimin e fituesit), pasi citohet që skualifikimi është për afatin e sigurimit të ofertës. Ndërsa për lotet Lot83 “Flumazenil” dhe Lot104 “Valproic”, OE/ “F” sha është shpallur fitues pa plotësuar kriterin që bari i ofertuar të jetë i regjistruar në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”,- thuhet në raport.

Shpenzime për udhëtime

 

Tjetër konstatim është se ka pasur abuzime me biletat e udhëtimeve jashtë dhe dietat. Sipas KLSH bileta të blerë një ditë parë udhëtimit, duke u marrë me çmim shumë të lartë. Po ashtu ka udhëtime jashtë pa pasur ftesë nga evenimente të caktuara.“Në të gjithë urdhër shpenzimet e përzgjedhura për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar, si dhe në disa urdhër-pagesa të shërbimeve-dieta jashtë vendit të punonjësve, të likuiduara nëpërmjet arkës u konstatua mungesa e ftesës së vendit pritës dhe draft agjenda e punimeve. Me anë të këtyre dokumente, vërtetohet qëllimi dhe objekti i shërbimit si dhe pjesa e shpenzimeve, që do të mbulojë organizatori dhe pjesa që do të mbulojë buxheti i shtetit”, shprehet KLSH. Nuk e dimë se çfarë të dhënash i duhet akoma SPAK që të veprojë ndaj Manastirliut para se ajo të sabotojë një tjetër sektor të rëndësishëm, siç është Arsimi!