Karta elektronike KASTRATI , e vetmja dhe më e mira në Shqipëri

    1149
    Sigal

    Bashkëpunimi  i Kompanisë  KASTRATI  me SHELL, Sars dhe Morati, garanci për cilësinë dhe sasinë e karburantit    

    Kompania KASTRATI  mund të konsiderohet pa më të voglin dyshim si dallëndyshja e parë shqiptare e futjes së teknologjisë me KARTË në shërbimet dhe  furnizimin me karburante dhe gaz. Sot problem në vendin tonë nuk është vetëm blerja e një automjeti me km 0, apo edhe të përdorur. Problemi kryesor është cilësia e furnizimit  të këtyre automjeteve me naftë, benzinë dhe gaz. E themi, është problem, pasi skandalet e fundit të konstatuara nga Entet Shtetërore të Kontrollit dhe Inspektoriatit të Metrologjisë si dhe ato mediatike të investigimeve kanë treguar se, në Shqipëri shumica e karburanteve përzihen dhe për rrjedhojë, automjetet dalin jashtë përdorimit. Cilësia e dobët e karburanteve, duke dëmtuar mjetet, shoqërohet edhe me një kosto financiare për drejtuesit e mjeteve, të cilët për të njëjtën gjatësi rruge do harxhojnë më shumë karburant, pasi fuqia e tij është e vogël. Por, problemi më i madh që po ndeshet sot në të gjitha pikat e distribucioneve është vjedhja nëpërmjet aparateve të pakolauduara apo ndërhyrjeve abuzive tek këto karburante. Sipas statistikave të Inspektoriatit të Kontrollit të Karburanteve në 10 litra vidhej gati 1 litër karburant (naftë,benzinë). Ndër të vetmet  kompani që rezultuan me pajisje të rregullta dhe nuk kishte abuzime, është Kompania KASTRATI. Risia e kësaj kompanie është se pajisjet  e saj të furnizimit me karburant janë të teknologjisë së lartë dhe të certifikuara nga kompanitë më të sigurta në Europë dhe SHBA. Ato janë elektronike dhe nuk ka asnjë shans të ndërhyhet nga punonjësit që punojnë dhe se kontrollohen në mënyrë automatike nga një server qendror, jo vetëm nga drejtuesit më të lartë të saj, por edhe nga partnerët italianë, grekë dhe amerikanë. Madje, këto lloj pajisjesh janë të tilla që nëse nafta dhe benzina nuk do ishin të cilësisë së lejuar, nuk punojnë, por bllokohen automatikisht. Dhe kjo për një arsye të vetme, se partnerët e Kompanisë KASTRATI  janë më të fuqishmit dhe me reputacionin më të madh dhe absolut në botë, sikurse është SHELL, Morati  e SARS.

    Por çfarë përbën në vetvete futja e Kartës Elektronike KASTRATI, e vetmja në Shqipëri? Për këtë, bordi i inxhinjerëve grekë, italianë dhe amerikanë shpjegojnë, ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”, risitë dhe mirësitë që ofron kjo kartë dhe ky shërbim.

     Këto janë karta që nuk i ka asnjë kompani tjetër në Shqipëri?  Sa zgjat afati i tyre?

     Kjo si kartë nuk është me afat fiks dhe të kufizuar. Ajo  nuk mbaron asnjëherë, varet gjithmonë se sa kilometra i fut ti brenda. Pra, e mbush sa të duash ti, edhe nga telefoni, kesh apo sistemi bankar.

     Pra edhe institucionet shtetërore mund të pajisen?

    Patjetër  që po. Ka ikur koha e tollonave. Me kartën elektronike furnizohesh në të gjithë vendin dhe kjo shoqërohet edhe me faturën përkatëse. Me këtë sistem, edhe me kompaninë, edhe me individin, edhe me shtetin jemi korrekt.

     Ku merren kartat?

    Kartat i merr në çdo pikë karburanti tek “Kastrati”. Ky shërbim është i vlefshëm, edhe nëse merr në telefon dhe do që kartën ta sjellim aty ku kërkohet. Kjo është  vlefshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë.

     Pse është më e garantuar cilësia e karburantit tek “Kastrati”?

    Garancia e cilësisë së karburanteve të  KASTRATIT  qëndron tek bashkëpunimi i saj me kompanitë më të mëdha në botë, që janë lider në cilësi, siç është SHELL. Për disa vjet, këto kompani kanë vlerësuar cilësinë e karburantit tonë duke marrë mostra nga ne dhe duke i çuar në Itali. Pasi janë bindur se,  karburantin që ne tregtojmë, nuk e kemi prekur në mënyrë kategorike, na dhanë garancinë të punojmë me ta, duke na trajtuar si partner. Dhe e keni parasysh se çdo të thotë të jesh partner me SHELL.

     Kohët e fundit ju keni marrë përsipër disa projekte të rëndësishme, keni hyrë jo vetëm në tregun e madh italian, por edhe në Mal të Zi e në të gjithë Ballkanin.

     Po, është e vërtetë që ne furnizojmë edhe kompani dhe pika në Itali, në Malin e Zi dhe po bashkëpunojmë edhe në Maqedoni, Kosovë, Serbi etj.

     Keni bërë ndonjë sondazh  se çfarë mendojnë drejtuesit, të cilët kohët e fundit janë shtuar jashtë mase në pikat tuaja ?   

     Njerëzit e kanë kuptuar vetë  dhe e dallojnë cilësinë e mirë të karburantit tonë, duke parë punimin e automjetit të  tyre. Një herë të ndryshojnë karburantin, menjëherë, e kuptojnë se dhe makina e tyre ka ndryshuar në përdorim. “Kastrati” nëpërmjet profesionistëve të vet të kontrollit që vinë nga Greqia dhe Italia dhe janë me përvojë në këtë fushë, e ka shmangur problemin që vuajnë disa pika karburantesh sot me matëset e karburantit. Varianti ynë elektronik e bën të pamundur vjedhjen nëpërmjet  matësave. Pajisjet tona janë të certifikuara  dhe kanë marrë sigurinë e kompanive Shell, Sars dhe e famshmja Morati e Italisë. Ne punojmë së bashku dhe  jemi pjesë e tyre prej kohësh. Ndaj shqiptarët, të gjithë emigrantët, shtetasit e huaj dhe ata të ambasadave do të gjejnë tek KASTRATI partnerin e vërtetë dhe të sigurt të automjeteve të tyre.

     Faleminderit