Inxh. Isuf Tushe: Si korrupsioni, importuesi e karburantit dhe tenderat shkatërruar rafinerinë e Ballshit që sillte miliona USD fitim

357
Sigal

Gjigandi i Ballshit që si rezistoi dot korrupsionit, tradhëtisë dhe që si vjen më Shqipërisë

-Lamtumirë Uzina e Përpunimit të Ballshit, rafineria që i jepte Atdheut 15 milionë dollarë fitim në vit.

– Rruga e Arbrit, ndërtohet me moton “përdor të njëjtë metodë: investo, vidh dhe inaguro pa u përfunduar”.

– Një komentues “budalla” i shkruajti Ramës:. . . .“Shiko zjarrin e Mallakastrës ku punonjësit e uzinës në Ballsh, i kanë fëmijët pa bukë, lëri reklamat me rrugë të papërfunduara”.

Menjëherë k/ministri i është përgjigjur:“Punonjësve të uzinës u kemi lidhur pagë minimale për tre vjet, që të kenë kohë të sistemohen në punë të tjera.

Ku i gjen qeveria paratë që të paguajë 3 vjet këta 830 punonjës të uzinës?

-Nga taksapaguesit shqiptar apo duke marrë borxhe? Po pas tre vitesh, ku do të punojnë këta punonjës fakir? Apo tek bizneset Tuaja të fshehta z. k/ministër?

– Qeveria duhet të bëjë transparencë të plotë para punonjësve, naftëtarëve dhe publikut, sepse uzina është pasuri kombëtare.

– Mos vallë ka dhe klane të tjerë mafioz, qeveritar dhe politikan pranë k/ministrit, që fshihen pas bizneseve të importit të karburantëve?

 Para ca ditësh k/ministri Rama postoi një video nga hapja provizore e rrugës Arbrit, të cilën e filloi dhe e vodhi Saliu me Lulin deri në 2013 dhe më pas vazhdoj qeveria Rama me të tijët, duke përdor të njëjtën metodë investo, vidh dhe inaguro pa u përfunduar.

Papritur një komentues “budalla” i shkruajti Ramës:.“Shiko zjarrin e Mallakastrës ku punonjësit e uzinës në Ballsh, i kanë fëmijët pa bukë, lëri reklamat me rrugë të papërfunduara”.

Menjëherë k/ministri i është përgjigjur:“Punonjësve të uzinës u kemi lidhur pagë minimale për tre vjet, që të kenë kohë të sistemohen në punë të tjera, pikërisht që ndërkohë të mos i kenë fëmijët pa bukë, siҫ thua ti, sepse uzina është e privatizuar, nuk është aset shtetëror dhe tërë investitorët e mundshëm që kemi sjellë e konsiderojnë pa interes, për shkak të teknologjisë së vjetër e të degradimit në shumë vite”!

Kjo është demagogji mashtruese, këtu lindin shumë pyetje dhe pikëpyetje ku shtohen pafund dyshimet: Ku i gjen qeveria paratë që të paguajë 3 vjet këta 830 punonjës të uzinës?,

Nga taksapaguesit shqiptar apo duke marrë borxhe?

Po pas tre vitesh, ku do të punojnë këta punonjës fakir? Apo tek bizneset Tuaja të fshehta z. k/ministër?, sepse ata kanë mbi 3 vjet që po sorollaten rrugëve dhe nuk kanë gjetur punë tjetër. Qyteti i Ballshit, ndodhet midis vendburimeve të naftës dhe banorët s’kanë asnjë mundësi tjetër punësimi përveҫ naftës, prandaj ajo nuk duhet shkatërruar dhe shteti duhet të investojë për ta vënë atë në punë. Ballshi, Kuҫova, Selenica, Memaliaj, Bulqiza, Rubiku, Laҫi, Patosi, etj., janë qytete që u ndërtuan apo fuqizuan posaҫërisht pranë vendburimeve të pasurive natyrore, fabrikave, kombinateve dhe uzinave të përpunimit të tyre, prandaj shumica e banorëve që jetojnë në to nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe jetese përveҫ atyre.

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh (UPTHN) nuk është teknologji e vjetër, ajo është vënë në punë në vitin 1979 dhe ishte e vetmja uzinë me një teknologji të avancuar bashkëkohore në vendin tonë që furnizonte ekonominë me karburante dhe teprica eksportohej. Pra, rrëzohet ky pohim i k/ministrit, Ai nuk e njeh fare atë teknologji ose gënjen dhe mashtron publikun por jo punonjësit e saj apo naftëtarët. Atje vazhdimisht janë shtuar reparte me teknologji të reja duke e kompletuar atë për një distilim më të thellë të fraksioneve që përmbajnë naftat tona që prodhohen në vëndburimet për rreth saj dhe para privatizimit ajo punonte me fitim. Ajo është një gjigand i industrisë tonë dhe vendoset midis dhe pranë vendburimeve kryesor të naftës. Uzina e përpunimit të naftës në Fier, është teknologji shumë më e vjetër se kjo, por atë Ju e keni privatizuar apo falur tek oligarkët Tuaj dhe aktualisht ajo është në punë. Teknologjia në botë avancon shpejtë, por uzinat e përpunimit nuk i shkatërrojnë, mbi to investohet në ecuri dhe ato bëhen të reja dhe gjithë kohën qëndrojnë në aktivitet, prandaj dhe uzina përpunimit të thellë të naftës në Ballsh me shumë pak investime mund të vihet në punë dhe shteti ka 15% pronësi në këtë uzinë. Pra rrëzohet dhe pohimi tjetër i k/ministrit se uzina është teknologji e vjetër dhe e degraduar. Në mbarë botën ka uzina të përpunimit të naftës që datojnë në fillim të shekullit 19-të, në mos dhe më të vjetra dhe ato ndodhen në punë, prodhojnë karburante dhe shteti tregon kujdes të veҫantë për këtë industri. N.q.se ajo është pjesërisht e degraduar, konkretisht është për fajin Tuaj, sepse ajo ka kohë që nuk punon, dhe shkallën e degradimit të saj nuk e përcaktoni Ju z. k/ministër, por specialistët e fushës dhe qeveria Juaj ka përgjegjësi ligjore direkte përse e ka ndalur aktivitetin e uzinës disa herë dhe nuk ka dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të punonjësve të saj për ta vënë atë në punë, prandaj qeveria Juaj duhet të bëjë transparencë të plotë para punonjësve, naftëtarëve dhe opinionit publik.

Sipas investigimit të mediave 

Sipas investigimit të mediave rezulton se qeveria Berishiste pothuajse ja ka falur Taҫit uzinën e Ballshit, në vitin 2008, sepse siҫ deklarojnë punonjësit e saj, atje kishte depozita plot me karburante të gatëshme për t’u hedhur në treg, me vlerë mbi 40 milion Euro. Ai e përdori uzinën mbi 5 vjet dhe vodhi sa deshi të gjithë fitimin, nuk bëri asnjë investim, nuk pagoi disa muaj rrogat e punëtorëve dhe as tatimin mbi fitimin e shtetit, por të gjitha këto para ai i ndante me familjen Berisha, si dhe shpenzonte miliona EURO për të blerë zhgarravinat, që shiste Liri Berisha. Më pas ai e shiti uzinën tek një kompani mafiozësh (thonë një kompanie Azere) të regjistruar në parajsat fiskale në Ishujt Virxhin dhe u largua në drejtim të paditur, ndërsa sot ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia jonë dhe vendndodhja e tij dihet se është bërë publike. Pronarët e rinj Azerë bënë po të njëjtën gjë, e përdorën uzinën dhe vodhën sa deshën, nuk bënë asnjë investim, nuk paguan rrogat e punëtorëve, tatimin mbi fitimin shtetit, e braktisën uzinën dhe nuk janë bërë më të gjallë.

Në 4 Dhjetor, ish-zv/kryeministri, deputeti Partisë Socialiste, z. Erion Braҫe, pohon publikisht se: “Nga ajo ditë, në QKB nuk ka as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve. Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, ҫfarë po bën, e ka shitur rafinerinë, ku e ka shitur, cili është qëllimi?!”. Nuk e dimë, me dashje apo pa dashje, Ai, z. Erion Braҫe, gënjeu apo ka nxjerr në shesh një të vërtetë shumë të madhe, por ai rrëzon pohimin e k/ministrit se uzina ka pronar. Pra, na rezulton se k/ministri në gjithë këto vite gënjen dhe mashtron punonjësit e uzinës, naftëtarët dhe publikun e gjërë, ku deklaron hapur se . ”uzina është e privatizuar, nuk është aset shtetëror”. (shih mësipër), dhe nuk e lejon uzinën të vihet në punë. Pra dhe në këtë pikë k/ministri ka dështuar plotësisht, këtë e ka bërë me dashje dhe duhet të përgjigjet para ligjit si mashtrues, ka ndalur padrejtësisht aktivitetin e uzinës duke i shkaktuar asaj dëmtime fizike, shteti në gjithë këto vite nuk ka vjelur tatimin mbi fitimin, ka shpenzuar paratë publike për të paguar padrejtësisht punonjësit e saj dhe pasoja të tjera, që kërkojnë një ekspertizë të plotë teknike-financiare-ligjore.

Më tej, z. Erion Braҫe vazhdon pohimin.“Në atë rafineri kanë hyrë shumë deri para dy vitesh; e kanë përdorur, kanë shfrytëzuar punëtorët, kanë bërë para, nuk kanë paguar asgjë në shtet dhe kanë ikur! Ky është po ashtu një tjetër problem korruptiv serioz, se qeveria i paska dhënë uzinën privatëve në  përdorim, me apo pa kontratë, me qira apo falas, këtë e di qeveria dhe z. Erion Braҫe, por ai nuk e deklaron. Pra ata, oligarkë apo pronarë të fshehtë, kanë përdorur uzinën, punonjësit e saj dhe shtetin për biznes privat aq sa deshën, falas me lejen e qeverisë, dhe janë larguar. Këtu lindin disa pyetje: Si ka mundësi që uzina nuk është aset shtetëror, siҫ deklaron k/ministri, por qeveria paska të drejtë ta japi atë me konҫesion apo në përdorim “me qira” tek privati?, pra dhe ky veprim vërteton se uzina nuk është aset privat, por shtetëtor. A ka kontratë midis këtyre privatëve dhe qeverisë Rama për dhënien e uzinës në përdorim?, cilat ishin të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj shtetit dhe punonjësve? Pse nuk ndërhyri qeveria që në fillim kur ata filluan të abuzonin me detyrimet ndaj shtetit dhe punonjësve, por i lejoj ata të punonin sa deshën dhe të largohen duke lënë pas borxhe? Pse nuk i denoncon qeveria këta privat në SPAK për vjedhje, mashtrim me këtë pasuri shtetërore apo private dhe për borxhet që lanë pas? A ka këtu element korrupsioni midis privatëve dhe qeveritarëve?, etj., etj. Pra rezulton se uzina është aset shtetëror. Ky është një gabim shumë i rëndë i qeverisë dhe k/ministri Edi Rama që gënjen dhe për këtë duhet të përgjigjet ligjërisht.

Të gjitha këto veprime, vërtetojnë se uzina është një objekt i braktisur nga pronarët dhe ata kanë humbur të drejtën e pronësisë mbi të, të vetmit që nuk e kanë braktisur atë janë punonjësit e saj, të cilët kërkojnë rrogat e prapambetura dhe vënien e uzinës në punë. Prandaj shteti duhet t’i ҫojë para drejtësisë këta pronarë mashtrues, të vërtetë apo të sajuar, për borxhet e papaguara, që i kanë punonjësve të saj, kontraktorëve, shtetit dhe humbjet që i kanë sjellë ekonomisë, sepse e kanë ndalur uzinën për kaq vite dhe duke mos punuar ajo është vetëdegraduar. Në kushtet që pronarët, janë larguar dhe nuk interesohen më për uzinën, ajo i kthehet shtetit, sepse ai ka pjesën e tij dhe është pronar i ligjëshëm. Punonjësit e saj kanë rroga të pa paguara dhe kjo i bënë ata gjithashtu pronar të ligjshëm. Këto probleme qeveria duhet t’i zgjidh ligjërisht dhe jo të shkojë drejt aktit ekstrem të shkatërroj uzinën dhe ta ҫojë atë për skarp, ashtu siҫ bëri Sali Berisha dhe qeveria e tij, me bandat e tyre të hajdutëve, që shkatërruan gjithë uzinat dhe fabrikat në qytetet e industrializuara dhe i ҫuan për skrap, bile dhe parkun e madh të sondave të shpimit. Për këtë qeveria Rama e ka detyrim dhe duhet t’i denoncojë ata para drejtësisë.

Qeveria duhet të bëjë transparencë

Për të gjitha këto, qeveria duhet të bëjë transparencë të plotë para punonjësve, naftëtarëve dhe publikut, sepse uzina është pasuri kombëtare e ndërtuar për nevojat dhe me paratë e popullit, të ekonomisë dhe ajo i duhet Shqipërisë në kohë paqeje dhe lufte. Nëpërmjet saj shteti zgjidhë shumë probleme sociale, sidomos në kohë krizash ekonomike dhe energjitike, duke prodhuar energji elektrike (sepse ajo ka një Tec të fuqishëm, të lidhur me rrjetin kombëtar) dhe shërben si rregullator për ҫmimin e shitjes karburanteve brenda vendit, siҫ bëjnë shumë shtete në botë, pra ajo është një aset strategjik kombëtar. Vendi ynë prodhon sasi të konsiderueshme nafte, më shumë se kapaciteti përpunues i saj, por me këtë kapacitet mund të sigurohet pjesa më e madhe e karburanteve për nevojat e brendëshme, dhe nuk ka asnjë arsye llogjike që të shkatërrojmë uzinën, të eksportojmë naftën bruto dhe të importojmë karburante për nevojat tona, ku kostua e tyre është shumë e lartë dhe reflektohet tek ҫmimi i konsumatorit. Bile shteti duhet të investojë për të rritur kapacitetin përpunues të saj, pasi ka më shumë interes që tepricën e prodhimit të naftës ta eksportojë të përpunuar dhe jo bruto, sepse kriza energjitike ҫdo ditë po bëhet shumë shqetësuese. Kohët e fundit shumë shtete po shkojnë drejt miratimit të një ligji ekstrem që të ndërpresin eksportin e naftës që prodhojnë dhe kjo pasuri të përdoret vetëm për nevojat e brendëshme. Po qeveria jonë pse bën të kundërtën?, a ka menduar ndonjëherë ajo për këtë pasuri që po e vjedhin dhe shkatërrojnë ҫdo ditë politikanët dhe qeveritarët bashkë me konҫesionarët? Sepse krizat energjitike vitet e fundit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta dhe më shqetësuese për shumë ekonomi botërore, sepse pasuritë natyrore po shkojnË drejt shterimit.

Shumë vende në lindjen e mesme, USA, Kanada, Malajzi, Kinë, etj., kanë në teritoret e tyre, në zonat bregdetare, fusha gjigande të mbushura me uzina përpunimi nafte. Kapaciteti përpunues i tyre tejkalon nevojat e brendëshme për karburante dhe eksportojnë tepricën, sepse kanë më shumë fitim se sa të eksportojnë naftëë bruto. Bile ka vende që për arsye ekonomike importojnë naftë bruto me ҫmim tregu, e përpunojnë, plotësojnë nevojat e vendit dhe eksportojnë tepricën e karburanteve. Të gjithë e dimë se fqinji ynë, Greqia, është një ndër shtetet më të varfër në Europë përsa i përket prodhimit të naftës dhe nafta e tyre është më squfurore se nafta jonë, por ajo ka shumë uzina përpunimi, importon sasira të mëdha nafte bruto nga lindja e mesme më ҫmim tregu, e përpunon, plotëson nevojat e saj dhe është një nga shtetet që eksporton sasi të mëdha karburantesh dhe nxjerr fitime për ekonominë e saj, pra e ka biznes të fuqishëm.

Vendime të fshehta për tendera

Nga punonjësit protestues të uzinës atëherë është kapur një dokument ku qeveria ka bërë shitjen e uzinës për skrap. Kjo tregoi se kjo qeveri vazhdimisht nxjerr vendime të fshehta për tendera apo shitje pasurish dhe nuk i bën ato trasparente para publikut, pra gënjen dhe është e pasinqertë. K/ministri ka vite, që kur është ndalur uzina, që mashtron punonjësit e saj dhe publikun se uzina është private, jo shtetërore, qeveria po shikon mundësinë për ta dhënë me konҫesion, por nuk mungojnë as justifikimet që ligjëron k/ministri se ajo është teknologji e vjetër, pra që indirekt mund ta ҫojmë për skrap. Në këto deklarata të tij ka shumë kontradikta, gënjeshtra dhe mashtrime, prandaj historiku i uzinës kërkon transparencë të plotë, duke deklaruar të vërtetën, nëse uzina është private apo shtetërore, kjo është baza e nisjes për të marrë vendime se ҫ’duhet bërë me tej me uzinën. Me këtë sjellje qeveria socialiste dhe të tjerat para kësaj e kanë vërtetuar veten se nuk punojnë për popullin, por mashtrojnë popullin për të vjedhur pasuritë kombëtare dhe të pasurohen për veten e tyre.

Mirëpo k/ministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë mallin e vet uzinën dhe të vënë veton e tyre për ta demontuar dhe ta ҫojnë atë për skrap. Ai ka marrë votat e mjaftueshme nga populli për të qeverisur vendin, për të zhvilluar ekonominë dhe për të rritur mirëqënien e popullit, por kjo nuk i jep Atij të drejtën të shkatërrojë, të shesi apo të japi me konҫesion objektet strategjike, siҫ janë uzinat, fabrikat, kombinatet, hidroҫentralet, pasuritë natyrore hidrokarbure apo minerare, etj., për më tepër kur ato punojnë me fitim. Ato janë asete të rëndësishme dhe burim punësimi për popullsinë që sigurojnë të ardhura monetare për familjet e tyre dhe ekonominë kombëtare. Uzina me ҫdo kusht duhet të vihet në punë dhe nuk duhet lënë në mëshirë të fatit që të shkatërrohet nën veprimin e agjentëve atmosferik. Në rastin e aseteve të tilla strategjike nuk duhet të vendos qeveria apo parlamenti, por lidhur me fatin e tyre duhet të vendos vetëm populli me votë dhe specialistët e fushës bashkë me punonjësit, sepse ata e njohin më mirë rëndësinë e tyre.

Pse u interesua shteti ta ҫonte uzinën për SKRAP, ndërkohë që deklaronte se uzina është privatizuar dhe ka pronar? Pse e ndërmori shteti një përgjegjësi të tillë ligjore duke ndërhyrë në pasurinë e privatit? Në shumë raste për veprime të tilla kjo qeveri është përballur me arbitrazhe dhe është gjobitur miliona EURO. Vendburimet e naftës kanë vite që nuk zbatojnë kontratat dhe shteti nuk ndërhyn për t’i pezulluar ato, por justifikohet se penalizohet nga arbitrazhet? Ato janë të falimentuara zyrtarisht, vendburimet janë pasuri shtetërore dhe shteti nuk ndërhyn, sepse aty ka interesa private korrupsioni nga drejtuesit shtetëror dhe politika e lartë. Atëherë, mos vallë dhe tek uzina ka pronar të fshehur, qeveritar, politikan dhe oligark, që ju intereson të ҫojnë uzinën për skarp dhe të ndajnë parat midis tyre? Mos vallë ka dhe klane të tjerë mafioz, qeveritar dhe politikan pranë k/ministrit, që fshihen pas bizneseve të importit të karburantëve që bashkëpunojnë me qeverinë, sepse ju prish punë vënia e uzinës në punë, dhe janë të interesuar që ajo të shkatërrohet? Po ashtu mos vallë dhe klani mafioz i qeveritarëve dhe politikanëve të lidhur me k/ministrin, dhe që fshihet pas konҫesioneve në vendburimet ekzistuese të naftës nuk ka interes që uzina të vihet në punë, sepse ata nuk duan t’ja shesin naftën bruto uzinës, por ta eksportojnë atë nëpërmjet doganave të korruptuara? Në një shtet ku qeverisin hajdutët dhe imoralët, të gjitha variantet e mundëshme të korrupsionit ekzistojnë lidhur me uzinën, prandaj problemet e uzinës duhet t’i zgjidh drejtësia dhe jo k/ministri apo qeveria e korruptuar e Tij. Por një gjë është shumë e sakët, të tre këto klane mafiozësh, të përbër nga politikan, qeveritar dhe biznesmen, nuk janë të interesuar që Uzina Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh të vihet në punë, por ajo të shkatërrohet dhe dërgohet për skarp. Ky variant është zgjidhja më e drejtë për ta, ku të gjithë dalin të kënaqur dhe të fituar, ata që humbasin janë punonjësit e uzinës, naftëtarët, qyteti i Ballshit, pra ekonomia, populli dhe Shqipëria.