‘Paguan 300 euro për vdekjen’/ Zbulohet itenerari i 7 klandestinëve,nga hyrja në Shqipëri te aksidentimi i makinës në Vjosë

18
Sigal

Zbardhet dinamika e lëvizjes së klandestinëve të cilët u nisnë për një të ardhme më të mirë por jeta u pre në mes.

Mësohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së.

Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Pasi ka ardhur mercedezi Benz 240 të 7 klandestinët janë futur në makinë dhe kanë nisur udhëtimin. Në hyrje të Këlcyrës janë ndeshur me një patrullë policore. Në këtë moment shoferi ka bërë kthesë dhe pasi ka ecur 4 km për shkak dhe të shpejtësisë së lartë shoferi ka humbur kontrollin, ka çarë barrierën duke rënë në lumin Vjosë.

Makina ka fluturar 100 metra në lartësi dhe ka rënë në një distancë 300 metra në lumin Vjosë.

Ende nuk është identifikuar shoferi Shkodran dhe as klandestinët të cilët humbën jetën.