Nënë e bir torturuan dhe dogjën për së gjalli 61-vjeçarin, burri i Marjeta Karajt: Gruaja ime nuk ka fëmijë ilegal

109
Sigal

Spiro Karaj në një intervistë ekskluzive  ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj gruas së tij dhe djalit, Marjeta dhe Besmir Karaj, që akuzohen për vrasjen e Menduh Kurt-Deda.

Karaj tha në një lidhje telefonike për moderatoren Evis Ahmeti tha se gruaja dhe djali i tij nuk kanë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit. Po ashtu ai mohoi dhe zërat se gruaja e tij kishte një fëmijë ilegal.

“Nuk mbaj mend asgjë për 2017-ën. Nuk di asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk kam dijeni, s’di asgjë. Djali shkonte dhe vinte në Itali, si gjithmonë. Ai vinte me pushime siç erdhi tani bashkë me pronarin. Djali është qytetar i rregullt në Itali. Djali im është beqar. Nuk jam i interesuar për ça bënte.

Se di nëse ka pasur lidhje, se di. Nëse e dini ju, na e thoni. Nuk jam në dijeni të borxhit. Ia kam lënë buxhetin gruas, se vetë jam i sëmur. Kam 33 vite i sëmur, me cerozë në mëlçi. Punë të vogla bëj sa të duash. Marjeta kishte një organizatë, dhe ikte dy orë e vinte prapë në shtëpi. Se di se ça organizate ka punuar më parë. Nuk e di nëse është ka qenë sekretare e viktimës. Ore ça po thoni? Jam bashkëshorti i parë që nga 83-shi. S’ke ça pyet për përralla. E vërtetë është se babai i Marjetës ka vrarë një nga vëllezërit. S’më ka pyetur policia në asnjë rast, as në 2017-ën dhe as tani. Nga mediat e mësova ngjarjen. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me djalin tim, komunikojmë çdo ditë. Në dijeninë time nuk e di që të jetë martuar më herët. Nuk e di pse u vra vëllai i Marjetës. S’punë kam unë me ata?! Ajo nuk është urdhëruese e vrasjes, ajo s’di gjë fare. Jo nuk është ajo, as djali im.”, tha ai.