Homoseksualët: Duam dëmshpërblim financiar

    420
    Sigal

    Kërkesa: Qeveria të dëmshpërblejë të gjithë personat LGBT të dënuar gjatë regjimit komunist. Janë persekutuar me burg dhe moralisht!

    Drejtuesit e Ambasada PINK/LGBT Pro’ në Shqipëri, kërkojnë status si të përndjekurit politik duke kërkuar dëmshpërblim financiar, pasi sipas tyre, “në diktaturë nuk janë lejuar të kenë lirinë seksuale dhe janë dënuar moralisht dhe me burg për shkak të prirjeve”. Kjo është bërë e ditur zyrtarisht dje, nëpërmjet një ‘Deklaratë urgjente” që drejtuesit e saj me qendër në Tiranë, kanë bërë në adresë të Kryeministrit, institucioneve të tjera shtetërore si dhe trupit diplomatik. Kështu, zbatimi e sanksionimi me ligj i kësaj kërkese, do e vinte kryesisht në vështirësi financiare qeverinë aktuale. Asaj, në një situatë të vështirë financiare ku ndodhet, i duhet të gjejë para jo vetëm për shlyerjen e kësteve të të përndjekurve politikë, faturës së pensionistëve, ish-ushtarakëve, por dhe faturën e anëtarëve të LGBT. Në këtë deklaratë jepen dhe motive i kërkesës së kësaj kategorie për dëmshpërblim financiar. “…Por është njohur me historitë e mjaft personave, sidomos meshkuj të orientimit homoseksual, që janë dënuar në mënyrë të padrejtë, sipas Kodit Penal të asaj kohe, thjesht dhe vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual. Historitë e personave LGBT të dënuar dhe shtypur nga regjimi komunist meritojnë të dëgjohen, njihen dhe viktimat e saj duhet të respektohen, mbrohen dhe njihen nga shteti shqiptar. Sado i vogël apo i madh të jetë ky numër, trajtimi jo-njerëzor që kanë vuajtur shumë shqiptarë në vitet 1945-1990 ka qenë edhe për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Këta njerëz ende sot presin të tregojnë historitë e tyre dhe mbase nuk do kenë asnjëherë mundësinë nëse shoqëria e sotme nuk krijon kushtet dhe mundësitë e duhura për të bërë këtë gjë”,- argumentohet në këtë kërkesë.

    DEKLARATA URGJENTE

    Ja teksti i plotë i deklaratës së ‘Ambasada PINK/LGBT Pro’ Shqipëri.

    ‘Ambasada PINK / LGBT Pro’ Shqipëri ka mësuar për amendimet e reja të propozuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Ligjit për Dëmshpërblimin e ish të Dënuarve Politikë, i cili shumë shpejt do t’i dërgohet Parlamentit për miratim. Ndërkohë që, ky projektligj, është i lavdërueshëm pasi është konsultuar gjerësisht me vetë ish të përndjekurit politikë në Shqipëri dhe vendos të bëjë diskriminim pozitiv duke i dhënë prioritet dëmshpërblimit të grave dhe personave të tjerë që janë në kategori prioritare, ai le jashtë ish të përndjekurit politikë që janë dënuar nga regjimi komunist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Personat LGBT kanë vuajtur gjatë regjimit komunist shtypjen, që ashtu si të dënuarve të tjerë politikë u rezervonte edhe trajtimin më të ashpër. Gjatë këtyre viteve aktivitet, Ambasada PINK / LGBT Pro është njohur me historitë e mjaft personave, sidomos meshkuj të orientimit homoseksual, që janë dënuar në mënyrë të padrejtë, sipas Kodit Penal të asaj kohe, thjesht dhe vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual. Historitë e personave LGBT të dënuar dhe shtypur nga regjimi komunist meritojnë të dëgjohen, njihen dhe viktimat e saj duhet të respektohen, mbrohen dhe njihen nga shteti shqiptar. Sado i vogël apo i madh të jetë ky numër, trajtimi jo-njerëzor që kanë vuajtur shumë shqiptarë në vitet 1945-1990 ka qenë edhe për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Këta njerëz ende sot presin të tregojnë historitë e tyre, dhe mbase nuk do kenë asnjëherë mundësinë nëse shoqëria e sotme nuk krijon kushtet dhe mundësitë e duhura për të bërë këtë gjë. Ambasada PINK vlerëson se ky është një moment shumë i përshtatshëm që përkrah rivlerësimit të situatës dhe problemeve të paraqitura nga vetë ligji si dhe kërkesat legjitime dhe të drejta të 2754 personave që njihen si ish të përndjekur politikë, Ministria e Mirëqenies duhet të bëjë një hulumtim për personat e dënuar nga regjimi komunist për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor. Është më se e qartë se pasojat e vuajtura prej këtij grupi social janë po aq dramatike dhe të rënda sa ato të grupeve të tjera prioritare dhe se rishikimi i projektligjit në këtë aspekt do të vendoste drejtësi për ata njerëz që paguan më rëndë se kush do tjetër të drejtën për të dashuruar një person të gjinisë së njëjtë”. Kjo deklaratë që siglohet “Urgjente’, mbanë datën 5 maj 2014.

    PROBLEMI

    Kjo kërkesë, sjellë një sërë vështirësisë, veçanërisht për faturën financiare që i duhet qeverisë. Në thelb, siç thuhet në këtë kërkesë, dëmshpërblimi kërkohet për ata persona që janë dënuar dhe kanë kryer burgime me afate kohore të ndryshme. Nuk dihet nëse kërkuesit kanë një listë të saktë të personave të dënuar në regjimin komunist janë dënuar për shkak të manifestimit apo ushtrimit të prirjeve seksuale në seks të njëjtë, por ky mbetet një problem teknik. Edhe nëse një shifër e saktë nuk është për momentin, ajo dhe mund të hartohet. Në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë, të gjykatave, të sistemit të burgjeve, ka dosje për këta të dënuar. Por problem nuk është aq i lehtë për sa i përket faturës financiare. Në situatën aktuale, përballë kërkesave të të përndjekurve politikë (një grup vazhdon prej ditësh grevë e urisë), shteti e ka të vështirë të bëj shlyerjen e tyre jo më 100%, por dhe sipas kësteve, siç është premtuar. Ndërkohë, një faturë tjetër financiare për LGBT,  do e vështirësonte më tej situatën financiare dhe mundësinë praktike për shlyerje.