Ergys Alushi: Mjerimi i Vlorës

355
Sigal

Lagjet e Vlorës kontribuese të ngjarjeve të mëdha janë të shkatërruara. Vlonjatët pyeten për Sheshin e Flamurit “si kofinipas të vjelit” vetëm kur u duhen votat. Pedonalja e Skelës po gllabëron paratë në “emër të popullit” kurse “Flamurtari” i lavdishëm rrezikon të shkrihet

 

Rama, pedonalja e Skelës dhe paratë e popullit !

Kjo është foto e vitit 2012. Në zonën e Skelës filluan punimet për ndërtimin e asaj që u quajt “Pedonalja e Skelës”. U punua natë e ditë për të përfunduar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kur punimet përfunduan, Edi Rama, aso kohe kryetari i opozitës, e pëlqeu shumë dhe e uroi kryetarin e bashkisë, Shpëtim Gjika. Aty, ai çeli dhe një sezon turistik, si edhe prezantoi një projekt të Lungomares. “Pedonalja e Skelës” i dha një tjetër pamje zonës në fjalë.

Shërbeu si një fillim i mirë për ‘Lungomaren’, ashtu si ishte projektuar nga Bashkia e kohës.

Ishte dhe një shesh i mirë, funksional për rikonstrusionin e filluar të portit.

Ndodhi 8 vjet më parë. Sot, pas 8 vitesh, “Pedonalja e Skelës”po prishet dhe po bëhet nga e para.

“Në emër të zhvillimit” ,- thotë Edi Rama, tashmë Kryeministër.

Pedonalja e para 8 viteve nuk bën më. Aty ka filluar shkulja e pllakave të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me pllaka të reja. Lulishtet do të kthehen në beton e betonet do të kthehen në lulishte.

Do të shkulen pemët që janë aty e do të mbillen pemë të reja. Askujt nuk i interesojnë milionat e lekëve që u investuan aty vetëm 8 vjet më pare. Askush nuk pyet se nëse ishte i nevojshëm, emergjent, që aty të shkuleshin e prisheshin miliona e të hidheshin nga e para miliona të tjera.

A e vlerësoi dikush nëse kishte amortizim?! Edhe nëse lëviznin disa pllaka, përse duhet të bëhej një tender tjetër, për pllaka të tjera, që ta fitonte përsëri firma “Fusha”.

Ku janë arkitektët, projektuesit, urbanistët e këtij qyteti?

Shqep e qep trotuare.Shkul e ngul pllaka e pemë të tjera.Stolat prej druri do i kthejnë në betoni dhe anasjelltas. Rregullohen shkel e shko edhe ca fusha lojërash, që të luajnë fëmijët e të rinjtë e qytetit!Dhe ku? Aty para portit të jahteve, i cili do të akomodojë 400 jahte e varka turistike. Aty ku do të ndërtohen hotele për mijërat e turistëve që do të vijnë në Vlorë.Projekti i ri, nuk prezanton ndonjë “Uau”. Kjo po ndodh gjithandej. Kjo ndodhi dhe me bulevardin Vlorë-Skelë. Që diçka nuk shkon me të tilla projekte, këtë nuk e luan as topi!

Edhe që janë lekë të hedhura dëm, ndërkohë që mund të përdoreshin në shumë zona të tjera që kanë nevojë në Vlorë, edhe kjo nuk ka dyshim.

Por, edhe që lekët shkojnë në xhepat e shumë pak njerëzve, edhe kjo nuk do ndonjë shkencë të madhe për ta kuptuar. Gjithmonë “në emër të zhvillimit” , si dikur “Në emër të Popullit”!

Historia vazhdon…

 

Mjerimi i lagjeve të Vlorës

 

Ja ku mund dhe duhet të investohen lekët që po hidhen në pedonalen e Skelës.

Mund të prisnin edhe pllakat e sheshit të flamurit.

Mjerimi i lagjes “Llonxhë” – historia 30 vjeçare e lagjes që nuk ka patur kurrë investime.

Një nga lagjet më të vjetra të qytetit, kontribuese në ngjarjet e mëdha historike, është e harruar dhe e diskrimuar prej të gjithëve. Njerëz si gjithë të tjerët jetojnë aty, të cilët e duan qytetin dhe zhvillimin e tij ndoshta dhe më shumë se ata që duan ta “mjelin” atë.

Vetëm 3 kilometra larg shkëlqimit të “Lungomares” dhe 100 metra larg Bashkisë, por duket sikur jeton në një botë tjetër, larg qytetërimit dhe të drejtës për kushtet elementare të jetesës,

diskriminim në kufijtë e krimit.

Hipokrizi në ditën e poezisë!

 

 

Unë,

nuk shkruaj

që një rryme letrare

t’i perkas

apo,

në takime VIP-ash

pjesê

të marrë!

Unë,

shkruaj

dhe kur një

ftesë

nuk e kam,

në takime

shkrimtarësh

e poetësh

sharlatanë!

Unë,

shkruaj

që të jem

i lirë,

pa rrymë,

pa ftesë

dhe takime

hipokrizie,

në Ditën

e Poezisë!

 

 

Palma

 

Ku do të shkosh

moj e shkretë,

nuk i arrin dot

retë!

Sepse në këtë

jetë,

çdo gjë ka

ciklin e vet!

Ka filluar

të ha edhe ty

krimb,i

siç ha njerëzit

në pushtet!

 

 

Shkruani për Vlorën ju thaftë dora

 

“Kaqë vjet e dot vesh s’mora

Në ç’mejtim gjëndet Vlora

Shkruani u thaftë dora

Folni a u thaftë goja

Mos na shitni për të holla”

Këngë labe e dalë nga populli anonim e viteve të para të shekullit 20,

që i këndohej parësisë së Vlorës.

Ishin vite ku mendohej per të ardhmen e vendit.

Më shume se 100 vite më parë.

Sa aktuale edhe sot!

 

Qepenat e shpresës

U ulën qepenat,

u mbyll dhe kjo ditë,

u fikën dritat,

qyteti fle,

jashtë në rrugë,

errësirë,

nesër do të nis

një ditë e re!

Por deri atëhere,

nata do të jetë

e gjatë,

me yjet në qiell,

e ëndrra në shtrat,

drithërima trupash

të zjarrtë!

Me shpresën,

se nesër do të jetë

më mirë,

këtë nuk ta thonë

as yjet,

as ëndrrat,

por një shpirt

i lirë!

Vlonjatët pyeten për sheshin e flamurit, “si kofini pas të vjelit”.

Votat e vlonjatëve, partia në pushtet dhe anashkalimi i intelektualve 

Pse nuk pyeten vlonjatët për projektet e Vlorës?. Ky ishte titulli i statusit të datës 4 janar 2021, që përgatita, duke marrë shkas nga vizita e kryeministrit, për prezantimin e projektit të sheshit kombëtar të flamurit. Deri atë ditë, askush nuk ishte pyetur dhe nuk kishte folur apo shkruajtur diçka për atë që pritej të ndodhte me sheshin kombëtar të flamurit. Ndjeshmëria dhe reagimi qytetar në mbështetje të statusit, ishte i papritur për mua, nuk e prisja, duke patur parasysh frikën e madhe që ekziston në qytet, për të bërë qoftë dhe një “like” në “fb” e jo më të thuash hapur në publik mendimin ndryshe.

 

Si kofini pas të vjelit.

 

Sot, 27 ditë pas vizitës së kryeministrit dhe statusit tim, u kujtuan të mblidhnin disa njerëz, arkitektë e përfaqësues shoqatash.. Për t’u tërhequr mendimin se çfarë mund të bëhet me sheshin kombëtar të flamurit. “Flisni – u thanë – se kemi ende kohë për të ndërhyrë në projekt”. “Jepni mendimin tuaj, se ajo video që u hodh si projekt i sheshit, ishte një gabim”. Ishte pikërisht ajo video që ju tregoi të gjithë vlonjatëve se “4 topat” nuk do të ishin më, se para monumentit të pavarësisë do të ndërtohej një terminal për makina e vizitorë, se Monumenti zbriste nga piedestali, se varri monumental i Ismail bej Vlorës do të ndryshohej, se pishat më shumë se 85 vjeçare do të priteshin. Sot, u tha se nuk do të ndodh asgjë nga këto, ndaj dhe ju kemi mbledhur.

Çfarë ndodhi që u kujtuan të tërheqin mendimin e disa qytetarëve të Vlorës?

Për disa prej tyre (jo për të gjithë, sepse pati nga ata që e thanë hapur mendimin e tyre ndryshe), kam vërejtjet e mia sepse flasin vetëm atëhere kur ua kërkon Partia e Pushteti, duke u kujdesur që të mos prishin raportet. Sepse, disa nga këta “qytetarë”, kur i kërkuan televizionet atë ditë të 4 e 5 janarit, për të folur në lidhje me projektin dhe ndjeshmërinë që shkaktoi statusi deri lart në Tiranë, u fshehën dhe nuk donin të flisnin. Apo duhet t’i therriste sot Pushteti qe te mblidheshin, nderkohe qe mund te ishin mbledhur vetë, me iniciativen e tyre. Përse nuk mblidhen si qytetarë pa Pushtet, per projektin që po zbatohet në skelë apo përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë?  Po si mund të ndërhyhet në projektin e sheshit kombëtar të flamurit, kur ky projekt është tenderuar dhe ka një firmë fituese? Projekti e ka dhe një arkitekt, që na u tha se është belg. Sot, u thanë gjërat ndryshe nga sa na tregoi video, projekti, kryeministri. “4 topat” nuk do të hiqen. Monumenti nuk do të zbresë nga piedestali. Pishat nuk do të priten. Varri monumental nuk do të preket. Makinat nuk do të kalojnë në shesh. Nëse këto realizohen, a do të ndryshohen në projekt, a do të pranojë belgu, a do të përllogariten në fondin që është tenderuar, a do të bie dakord kryeministri? Dilemat janë të mëdha. Sepse kështu ndodh kur nuk pyetet më parë qyteti, arkitektët, urbanistët, projektuesit, historianët e pastaj të bëhet projekti.

Takim për vota e vlonjatëve jo për Vlorën

Takimi i sotëm, druaj se nuk është i sinqertë. Ai ndoshta bëhet për disa vota, të cilat mund të kenë lëvizur si pasojë e ndjeshmërisë që shkakton tek ata pak vlonjatë të vërtet që kanë mbetur në Vlorë, shkatërrimi i sheshit kombëtar të flamurit. Sheshi kombëtar i flamurit meriton dhe duhet të ketë një konkurs kombëtar e ndërkombëtar, sepse nuk mund të bëhet nga një njeri i vetëm, qoftë ky belg apo amerikan.

 

Vlorës sot, i shtohen edhe dy “Mjeshtër i Madh”

Ata janë Hysen Cenaj dhe Myslym Myslymi. Dy ish- kampion e rekordmen kombëtar në sportin e peshëngritjes. Hysen Cenaj është edhe Kampioni i Parë i Ballkanit në historinë e peshëngritjes shqiptare .Dekoruar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta! Një vlerësim i merituar, aspak i tepruar për dy yjet e sportit vlonjatë e atij shqiptar.

“Flamurtari” i madh rrezikon shkrirjen

Kjo pritet të ndodh në muajin maj të këtij viti. Alarmi është dhënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak!

Ligji  i 1 Majit 2020 përcakton qartë afatin përfundimtar për privatizimin e klubit të futbollit.

Një letër e një grupi tifozësh drejtuar bashkisë së Vlorës ka vënë në lëvizje Këshillin e Bashkisë, i cili e ka diskutuar problematikën e ngritur në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e radhës është rënë dakord që procedurat për privatizimin e klubit të vendosen në rendin e ditës. Sot më shumë se kurrë “Flamurtari”, një nga simbolet e Vlorës është në rrezik të humbas emrin, stemën, historinë.Numërimi mbrapsht sapo ka filluar! Po e humbasin edhe “Flamurtarin”.

 

Fundi tragjik i dy aktorëve të Vlorës

Dy nga aktorët e shfaqjes së parë teatrale në Vlorë, patën një fund tragjik.  Njëri u vra për mbrojtjen e gjuhës shqipe gjatë një përleshje me disa greqishtfolës në Vlorë. Tjetri u vra për hasmëri, me pagesë, duke dhënë mësim në katin e parë të godinës ku është sot Bashkia.  Po cila ishte shfaqja e parë. Në 29 janar 1909 rreth 112 vite më parë. Klubi “Labëria” vendosi në skenë dramën “Vdekja e Pirros”, vepër e patriotit, Mihal Grameno. Ndodhte për herë të parë.Teatri i parë në Vlorë. Jani Minga, ishte organizatori i vënies në skenë të kësaj drame. Në rolet kryesore, luajtën si njerëz me arsim të lartë si Spiro Jorgo Koleka, por edhe artizanë të thjeshtë si Llukë Papajorgji. (Llukë Berberi). Ngjarja bëri bujë për kohën. Në 3 prill të vitit 1909, konsulli austrohungarez në Vlorë, do të raportonte qeverinë e vet ndër të tjera se kjo pjesë “… Ushqen urrejtjen ndaj armiqve… pati duartrokitje të zjarrtë”. Shfaqja u dha në një nga sallat e shtëpisë së Eqrem bej Vlorës.