Vladimir Beja: Çështja çame dhe ligji i luftës, teatër i vjetër grek

213
Sigal

Mosrespektimi i këtyre kushteve, si njohja e Çështjes Çame dhe heqja përfundimisht e Ligjit të Luftës me Shqipërinë ,s’është gjë tjetër, veçse një Teatër i vjetër Grek

Dendias! Stop Hipokrizisë !- Hiqni përfundimisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë!

-Stop presionit ndaj Qeverisë Shqiptare, për përdorim Veto-je ndaj Integrimit të Shqipërise në BE!

– Pranimi , Njohja e Çështjes Çame si problem dypalësh për zgjidhje, deri në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë!

– Reciprocitet në ridiskutimin e Marrëveshjes për Ndarjen e Detit, në zbatimin me rigorozitet të Konventës Ndërkombëtare për Detin , duke respektuar Historinë e dokumentacionet respektive midis dy vendeve, që nga Protokolli Firences e deri më Sot ! Çdo mosdakortësi midis Palëve, t’i dërgohet për gjykim, Gjykatës Ndërkombëtare të Hamburgut, si e vetmja Gjykatë e specializuar për Ndarjen e Detit !

Mosrespektimi i këtyre kushteve, s’është gjë tjetër, veçse një Teatër i vjetër Grek , qysh pas Luftës së II Botërore, i interpretuar në mënyrën më të shëmtuar nga aktorë të rinj të Diplomacisë Greke!